Kryetari i bashkise se Kamzes, Xhelal Mziu i ftuar në Procesin Sportiv për të folur për Kamzën, por edhe për ecurinë e kampionatit këtë edicion tha se Skënderbeu e prishi garën, ndërsa me parashikimet që dha për disa ndeshje para fundit të kampionatit e demaskoi.
“Unë duke parë mënyrën se si po dilnin rezultatet, dhashë disa parashikime për të demaskuar jondershmërinë e këtij sezoni. Skënderbeu dhe Laçi e kishin kompromentuar edhe kampionatin. Finalja nuk prodhoi atë që duhet, për të pasur prurje në stadium. Një skuadër kampione që humb javët e fundit, dhe thotë që do të provojë lojtarët e rinj, e prish kampionatin”, tha Mziu.