Një ditë pas protestës së opozitës në bulevard, ka reaguar kreu i grupit parlamentar të LSI, Petrit Vasili duke komentuar qëndrimin e kryeministit Rama.
Përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, deputeti i LSI thotë se kreu i qeverisë “komenton me mëditje protestën”.
Postimi i plotë
Kryeministri dhe ca të tjerë, që komentojnë me mëditje protestën.
Le të jemi të drejtpërdrejtë që në fillim, protestës së opozitës nuk ja kërcet fare për çfarë broçkullit kryeministri edhe ca të tjerë, që komentojnë me mëditje protestën, në fund të fundit siç kanë bërë në mënyrë diarreike përherë.
Protestën se si e bën, se si e organizon dhe çfarë mesazhi jep opozita e vendos vete ashtu siç populli që përfaqson ja kërkon, ndaj edhe me mijra e mijra qytetarë e mbështesin atë.
Sa për kryeministrin si një llafazan i paditur dhe punëhiç çdo fjalë e shpenzuar për të është kohë e shkuar kot dhe atë si peng të trafikanteve politike, të drogës dhe të krimit kush të dojë le ta mbajë fort.
Sa për këta të tjerët komentatore të palodhur nga shtëpia dhe jo nga sheshet ku populli proteston, le t’i lënë denglat të bëhen burra e le të bëjnë një protestë sa do të vogël dhe të mbështesin kolegen e tyre të re por kurajoze Ambrozia Meta por edhe kolegun e tyre Bledi Kasmi si detyrim ndaj profesionit të tyre dhe kundër dhunës së kryeministrit të çmendur.
Kjo e fundit është shumë e vështirë vertet kur është trasta në mes….. megjithatë do presim e do shohim….