Një grabitje e pazakontë ka ndodhur gjatë natës së kaluar në Prokurorinë e Durrësit. Persona të paidentifikuar kanë grabitur zyrën e prokurorit Afrim Shehu.
Shehu prej pak kohësh mban detyrën e prokurorit të Task Forcës që që heton të gjithë zyrtarët me probleme, si dhe rastet e abuzimit dhe korrupsionit të pushtetarëve.
Autorët kanë marrë gjithçka nga zyra e prokurorit, si kompjutera, dosje, si dhe çfarë kishte në kasafortën e tij.