Presidenti i Turqisë ka shkuar në Sarajevë për të zjvilluar takime me përkrahësit e tij, në prag të zgjedhjeve turke.
Në tubim morën pjesë rreth 20 mijë turq nga e gjithë Europa, ku do të mbahet Kongresi i Unionit Evropian të Demokratëve Turq, të cilësuar si krahu i djathtë i Erdogan.
Së bashku me Erdoganin ka udhëtuar edhe bashkëshortja e tij, Emine Erdogan, e cila do të hapë Klinikën për Hematologji në Qendrën Klinike të Universitetit të Sarajevës (KCUS).