Ish-ministri Ylli Manjani vijon të jetë një nga zërat më kritikë të qeverisë së kryesuar nga Edi Rama.
Në një postim në Facebook ai thotë se papërgjegjshmëria e kreut të qeverisë e ke emrin Bale.
Manjani shkruan:
“Papërgjegjshmëria e Edi Ramës e ka emrin BALE.
Vite më parë çuni i BALES i hapi digën e liqenit artificial dhe përmbyti Tiranën.
Sot BABALJA i hapi digën e liqenit të rrenave që ka krijuar me trafikun e drogës dhe përmbyti Shqipërinë.
Nga Bashkia në Qeveri është gjithnjë një BALE për t’u fajsuar.
Sa të jetë BALJA nëpër këmbë, Ai ska faj…”