Në kuadër të turit të llogaridhënies publike të qeverisë ministrja Olta Xhaçka takoi dhe bisedoi nga afër me banorët e Njësive Administrative Trebishtë, Ostren dhe Gjoricë të Bulqizës.
Njësia administrative Gjoricë është një prej zonave të Bulqizës ku do të kalojë rruga e Arbrit, ndaj dhe ministrja u ka premtuar banorëve se brenda 3 viteve atyre do t’u duhen vetëm 30 minuta për të ardhur në Tiranë.
“Ambicia jonë është që brenda 3 vjetëve, segmenti që lidh Tiranën me Bulqizën të ketë përfunduar. Dhe do të jetë një segment që do të bëhet për 30 minuta. Do të jetë një mundësi e jashtëzakonshme edhe për të zhvilluar zonën, edhe për ta bërë më atraktive për të gjithë ata të cilët mund të vijnë dhe të shfrytëzojnë ambientet e bukura dhe turistike që ka Dibra“, tha ajo.