Roza, futbollisti shqiptar që vdiq në fushën e blertë, 5 dekada e 4 vite dëshmor – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Roza, futbollisti shqiptar që vdiq në fushën e blertë, 5 dekada e 4 vite dëshmor

18:20 | 19/05/2018
në Sport
0

Sot më 19 maj 2018 familja e nderuar e qytetit të Lushnjes Haxhiu, shokët, miqtë, bashkëlojtarët, futbolldashësit dhe i gjithë sporti shqiptar, përkujtojnë 53 vjetorin e ndarjes nga jeta të dëshmorit të futbollit shqiptar, legjendës Abdurrahman Roza Haxhiu.

Roza Haxhiu po bën shumë vite mungesë në jetë dhe në fushën e blertë por ai do të jetë gjitmonë i pranishëm në kujtesën tonë, Roza i madh krenaria e sportit tonë.

Roza Haxhiu lindi në qytetin e Lushnjës në lagjen “Kongresi i Lushnjës” më 30 shtator 1930. Djali i Bajram Haxhiut, një nga anëtaret e komisionit nismëtar të thirrjes së Kongresit të Lushnjës. Roza Haxhiu luajti dhe u shqua në futbollin shqiptar në vitet 1950-1960 si talent i rrallë dhe golashënues i klasit të parë me ekipin kombëtar Shqipërinë, Lushnjen, Dinamon, Besën e Partizanin.

Read more

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Botërori 2026/ Trajneri Silvinjo e Gjimshiti: Sfida ndaj Anglisë e vështirë, por në futboll mund të ndodhë gjithçka

“BM Taekwondo” shkëlqen në “Open Tirana 2025”, synohet suksesi në arenën ndërkombëtare

Hidhet shorti i Champions dhe Europa League, finale e parakohshme Real-City

Roza Haxhiu shkëlqeu edhe si trajner i skuadrës lushnjare. Ai bëri që Traktori i atëhershëm të triumfonte në Kampionatin e Kategorisë së Dytë duke u shpallur kampionë në 1960 dhe te futej për herë të parë në elitën e skuadrave të vendit.

Futbollist i gjithanshëm që luante në shumë pozicione, fizikisht i shkëlqyer, përdorues perfekt i topit me të dy këmbët, inteligjencë e shprehur në të gjithë komponentët tekniko-taktik, korrektesë e lartë në lojë, fryma e kolektivitetit, fjalëpak, kështu do të cilësohej Roza nga ata që e njohën e që luajtën me të.

Në vitin 1955 hungarezi i madh i atyre viteve, Ferenc Szusza (Suza) pas ndeshjes Dinamo e Tiranës-Dozha e Budapestit do të shprehej:“Ai (Roza Haxhiu) është një futbollist i kalibrit europian”. Roza Haxhiu jetoi shumë pak, rreth tri dekada e gjysmë, e thuajse gjysmën e viteve të moshës së tij, ja kushtoi futbollit, sportit të zemrës. Madje, në rast se do të thonim se sporti ka dëshmorët e tij, Roza është nga ata luftëtarë, që me të vërtetë ra në fushën e blertë të stadiumit, i aksidentuar për vdekje, nga një goditje vdekjeprurëse në kokë, e cila i ndërpreu në mes jetën që aq bukur dinte ta jetonte.

Dhe kjo i ndodhi, kur ai mbante veshur fanelën e kuqe të Partizanit, duke nderuar jo vetëm ngjyrat e tij, por edhe të sportit mbarëkombëtar. Kësisoj, ai është një nga dëshmorët më të spikatur të futbollit partizanas dhe shqiptar. Ishte 19 maj i vitit 1964 që do të ndërpriste përgjysmë ëndrrën e Rozës që nisi që fëmijë në fushën e blertë të vendlindjes dhe që do të përfundonte po aty në fushën e blertë europiane nga një goditje vdekjeprurëse në kokë.

Ishte 19 maj i vitit 1964 që rrëmbeu Roza Haxhiun nga gjiri i familjes, shokëve, miqve, të afërmëve dhe bashkëlojtarëve.

Abdurrahman Roza Haxhiu iku si rrallëkush: ai pati fatin të ndahet nga jeta duke merituar respektin, vlerësimin dhe përjetësinë. Mijëra sportdashës Lushnjarë e nga rrethet e tjera, banda nga Kavaja drejtonte kortezhin. Ashtu me duart e lëshuar Xha Bami (i ati) hedh vështrimin rreth e qark. Mizeri njerzish. Përkulet tek koka e arkivolit: -”Ah mor bir. Nuk e dija se kishe pasur kaq miq e shokë”.

Roza Haxhiu ka vdekur vetëm fizikisht, ai do të mbetet i pavdekshëm në fushën e blertë shqiptare. Roza Haxhiu u nderua pas vdekjes në vitin 1971 me titullin e lartë “Mjeshtër i Merituar i Sportit”,në vitin 1999 nga Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sporteve Edi Rama u nderua me titullin “Nderi i Sportit Shqiptar”, në vitin 1994 nga Bashkia Lushnje u nderua me titullin “Qytetar Nderi”, në vitin 2016 nga FSHF Federata Shqiptare e Futbollit u nderua me titullin “Pllakatë”. Edhe për ta kujtuar gjithnjë këtë legjendë të futbollit shqiptar në tribunën e stadiumit të qytetit të lindjes në Lushnje është shkruar një emër i nderuar Abdurrahman Roza Haxhiu në shenjë respekti për kontributin që ka dhënë ky futbollist dhe trajner në futbollin lushnjar dhe atë shqiptar.

Abdurrahmani, bukuroshi që do të thirrej ”che bella rosa”-“cfarë trëndafili i bukur” nga doktori italian, infermieret e spitalit tek e vizitonin aty nga viti 1947. Emri Roza do të përforcohej më tej edhe nga doktori Ihsan Çabej pas vitit 1950, për t’u përhapur më pas jashtë ambieneteve të spitalit dhe mbetur përgjithmonë i skalitur në mendjen e qindra mijërave sportdashësve e më gjërë.

Roza-Trëndafil e quajti sepse trëndafil qe në jetë dhe në fushën e blertë. Për sportin në përgjithësi dhe futbollin në veçanti kontributi i fisit Haxhiu është një buqet lulesh në mesin e të cilës bie në sy një trëndafil-Roza Abdurrahman Haxhiu.

Etiketa: fushefutbollLushnjeRoza Haxhiu

Të Lidhura

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

nga 27 ok
22:00 | 03/08/2025
0

Vajzat kuqezi të ekipit U20 u mundën sot nga ekipi serb me rezultatin e turpshëm 116: 22. Ky është një...

Botërori 2026/ Trajneri Silvinjo e Gjimshiti: Sfida ndaj Anglisë e vështirë, por në futboll mund të ndodhë gjithçka

Botërori 2026/ Trajneri Silvinjo e Gjimshiti: Sfida ndaj Anglisë e vështirë, por në futboll mund të ndodhë gjithçka

nga 27 ok
10:11 | 21/03/2025
0

Kombëtarja shqiptare luan nesër ndeshjen e parë kualifikuese për Kupën e Botës ndaj Anglisë, në stadiumin “Wembley”, në orën 20:45....

“BM Taekwondo” shkëlqen në “Open Tirana 2025”, synohet suksesi në arenën ndërkombëtare

“BM Taekwondo” shkëlqen në “Open Tirana 2025”, synohet suksesi në arenën ndërkombëtare

nga 27 ok
19:02 | 25/02/2025
0

Ekipi "BM Taekwondo" ka shkëlqyer në "Open Tirana 2025", një nga eventet më prestigjioze të Taekwondo-së, zhvilluar më 22 dhe...

Hidhet shorti i Champions dhe Europa League, finale e parakohshme Real-City

Hidhet shorti i Champions dhe Europa League, finale e parakohshme Real-City

nga 27 ok
12:02 | 01/02/2025
0

Një finale e parakohshme. Shorti i fazës “playoff” përcaktoi që Manchester City të përballet me Realin e Madridit për një...

Para
I buzëqeshur gjatë lojës, legjendari Buffon largohet me lot nga ndeshja e fundit me Juventusin (Film)

I buzëqeshur gjatë lojës, legjendari Buffon largohet me lot nga ndeshja e fundit me Juventusin (Film)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

20:14 | 05/12/2025
Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

15:59 | 03/12/2025
Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

15:55 | 03/12/2025
Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

12:47 | 04/08/2025
Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

22:00 | 03/08/2025

Më Të Lexuarat

  • Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC
  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?
  • Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar
  • Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?
  • “Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC
  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com