Nga Samiti i Sofjes, Kryeministri i Greqisë Tsipras tha se negociatat me Shqipërinë do të hapen deri në fund të qershorit duke theksuar se vendimi nuk varet nga ecuria e bisedimeve për çështjet e vjetra mes dy vendeve.
“Negocimi ishte i vështirë. Duhej shumë kohë. Ne kemi çështje të hapura që nga Lufta e Dytë Botërore, të drejtat e pakicës greke, etj. Por jemi në rrugën e duhur, jam shumë optimist, mund të kemi një rezultat pozitiv në qershor. Negociatat për Shqipërinë? Përtej kësaj, nëse Shqipëria merr dritën e gjelbër për anëtarësim, ajo nuk varet vetëm nga zgjidhja e dallimeve midis nesh. Ka disa vende që kanë një vlerësim të ndryshëm në këtë drejtim”, tha ai.