Shqiptarët u mërzitën jo pak me faktin që Italia nuk e vlerësoi qoftë edhe me një pikë të vetme këngën “Mall” të Eugent Bushpepës. Por ky fakt më shumë se askënd duket se ka mërzitur Ermal Metën.
“Sinqerisht që nuk i kam kuptuar 12 pikët e jurisë italiane. Duhet t’i jepeshin Shqipërisë. Eugenti ka një zë impresionues”, shkruan ai, duke treguar edhe një herë që e meriton plotësisht të gjithë dashurinë e publikut shqiptar.