Ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahirit dorëzoi mandatin e deputetit duke deklaruar se tashmë do të presë vendimin e drejtësisë si një qytetar i zakonshëm pa imunitet.
Veprimi i tij ngjalli shumë reagime nga opozita duke u lexuar si pasojë e ndikimit të deklaratave të gjermanëve. Dorëheqjen e Tahirit e ka mirëpritur ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shqipëri, Donald Lu.
“Mirëpresim faktin që zoti Tahiri do përballet me drejtësinë si qytetar i zakonshëm pa imunitet. Njerëz skeptikë thanë se shoqëria civile është e dobët dhe punon vetëm për interesat e veta dhe se është e blerë nga socialistët, demokratët dhe LSI. Unë mendoj ndryshe. Unë shoh se shoqëria civile ka arritur fitore të jashtëzakonshme në vitet e fundit.
Për dekriminalizimin, gazetarë të guximshëm ishin të gatshëm të shkruanin për Mark Frrokun, Arben Ndokën, Dashamir Tahirin, Elvis Rroshin, Koço Kokëdhimën dhe të tjerë.
Do të donim shumë që shoqëria civile të na bashkohej për peshqit të mëdhenj kriminalë. Klement Balili dhe Arbër Çekaj po kërkohen. Roshi dhe Frrokaj po ndiqen penalisht. Hetimet po vazhdojnë ndaj Saimir Tahirit dhe Adriatik Llallës, askush nuk është mbi ligjin, i cili tani do të përballet si qytetar i zakonshëm pa imunitet”, deklaroi ambasadori Lu.