“Duke i mohuar Shqipërisë mundësinë që një ditë të anëtarësohet në BE mund të ushqehet radikalizmi mysliman, duke rrezikuar stabilitetin rajonal.”
Kjo ka qenë deklarata e kryeministrit shqiptar Edi Rama, shkruan Reuters.
Gjatë vizitës në Berlin, Rama dënoi politikanët europianë që ndezin ndjenjat myslimane duke i etiketuar “investitorë të radikalizmit”.
Në takimin me Merkel, Rama paralajmëroi se Rusia po synon radikalizimin e myslimanëve të Shqipërisë dhe i kërkoi BE të mos lërë hapësirë për mbushjen e hapësirave të lira, vijon shkrimin Reuters.
Bashkimi European është i gatshëm të ofrojë perspektivën e anëtarësimit të gjashtë vendeve të Ballkanit në BE, në përpjekjen për të shmangur rritjen e ndikimit rus dhe kinez në rajon. Shefi ekzekutiv i BE, Jean-Claude Juncer tha javën e shkuar se Unioni duhet të pranojë anëtarë të rinj nga Ballkani Perëndimor për të shmangur rrezikun e një lufte të re në atë rajon.
“Statistikisht, Shqipëria është një vend me shumicë myslimane, por unë do të thoja se feja kryesore në Shqipëri është Europa”, tha Rama për Reuters. “Pra të gjitha këto forca, janë praktikisht investitorët kryesorë në radikalizim nga ana e Europës. Kështu i urrej”, ka deklaruar Rama.
“Mbyllja e një perspektive europiane për Shqipërinë do të linte gjithashtu një boshllëk që Rusia do të ishte gati të shfrytëzonte.”, shtoi ai, duke paralajmëruar se ndërhyrja e pretenduar e Moskës në zgjedhjet e vitit 2016 të Malit të Zi mund të përsëritet diku tjetër në Ballkan.
Zyrtarët europianë kanë vlerësuar përparimin e Shqipërisë në forcimin e pavarësisë së gjyqësorit, luftën ndaj korrupsionit dhe integrimin e demokracisë, por Brukseli është i ndikuar nga demoralizimi i Hungarisë dhe Polonisë që nga hyrja në 2004.
Duke pranuar se Shqipëria nuk mund të garantojë se nuk do të ndiqte shembullin e këtyre vendeve, Rama tha se vendi i tij nuk kishte alternativë për të ndjekur veç integrimit europian.
“Është si të pyesësh njerëzit që duan të martohen”, tha ai. “Ju nuk mund të kërkoni më shumë se angazhimi i tyre për të qenë së bashku për pjesën tjetër të jetës së tyre – dhe pastaj gjërat ndodhin…. Është e rëndësishme që idealizmi ynë për Europën të respektohet dhe të mos merret si naivitet.”, shtoi ai.