Ambasada e Shteteve të Amerikës në Shqipëri, përmes një njoftimi në Facebook njofton të gjithë studentët shqiptarë mbi mundësinë e punësimit në SHBA këtë verë.
“Studentë universiteti – jeni në kërkim të diçkaje interesante për të bërë këtë verë? A e keni marrë në konsideratë Programin Veror të Punësimit? Është një mundësi e shkëlqyer që studentët të kalojnë pushimet verore në SHBA. Vetëm sigurohuni që të ktheheni në Shqipëri për vitin e ri shkollor!”, shkruan Ambasada.