Pse terroristët nuk sulmojnë Italinë? Ndikimi i faktorit “mafia” – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Pse terroristët nuk sulmojnë Italinë? Ndikimi i faktorit “mafia”

13:47 | 25/04/2018
në Bota
0

Është fotoja e një djali të ri, i kthyer me shpinë, me një thikë të madhe në dorë. Përkrah tij shkruhet me shkronja të mëdha në italisht “Duhet t’i luftosh”.

Fotoja u shpërnda gushtin e shkuar në “Telegram”, aplikacionin e preferuar të ISIS-it. Ishte ftesë e hapur për “ujqit e vetmuar” që të vrisnin italianët. “Site Intelligence Group”, faqja e internetit që monitoron komunikimet e xhihadistëve, e vendosi foton pak pasi u shpërnda videoja e guerrilasve të ISIS-it në Filipines, të cilët shfaqeshin duke sulmuar një kishë katolike dhe duke grisur foto të Papës Françesk.

“Ju qafirë (të pafè), mbajeni mend këtë”, thoshte personi i maskuar duke tundur gishtin para kamerës: “Do të vijmë në Romë, inshallah!” Kërcënimi i tij që prej 10,000 kilometrash distancë mund të duket si larg nga realiteti. Por dëshira e xhihadistëve për të sulmuar shtëpinë e krishterimit perëndimor është mëse reale. Prandaj është mbresëlënës fakti që Italia nuk ka qenë asnjëherë shënjestër e sulmeve si ato që kanë ndodhur në Britani, Francë, Gjermani e Spanjë. Dhe nuk ka lidhje me numrin e lartë të emigrantëve të secilit vend, sepse vetëm në gjysmën e parë të vitit 2017 Italia ka pritur 82% të të gjithë emigrantëve që kanë zbritur në Europë.

Disa e shpjegojnë me faktin që mafia italiane nuk i ka lejuar xhihadistët të organizohen. Por këtë ide nuk e mbështet Arturo Varveli, anëtar i Institutit për Studime të Politikave Ndërkombëtare, një grup ekspertësh në Milano. Ai thotë që mafia italiane e ka kontrollin në jug, dhe emigrantët myslimanë jetojnë të përqendruar në veri të Italisë.

Një zyrtar i lartë i policisë italiane thotë se mafia ka ndikuar vërtet, por jo ashtu siç mendojnë njerëzit. Lufta që i ka bërë policia italiane grupeve mafioze ndër dhjetëvjeçarë u ka dhënë një përvojë të mirë për sa i përket krimit të organizuar. Dhe policia italiane nuk ka pasur të bëjë vetëm me mafian, por edhe me ekstremistët politikë (të majtë e të djathtë) që kanë qenë aktivë në Itali mes viteve 1970 dhe 1980, dhe që planifikonin sulme terrori. Krimi i organizuar dhe terrorizmi ndër vite ka bërë që gjykatësit italianë të jenë më të shpejtë kur u kërkohet autorizim për të përgjuar të dyshuarit. Historia e viteve të fundit në Itali tregon edhe që vendi është më i ashpër kundër atyre që përpiqen ta shfajësojnë terrorizmin.

Read more

“Washington Examiner”: Lufta ligjore në Shqipëri, si e ndihmoi Biden narkoshtetin e preferuar të Sorosit

Pas SHBA, edhe Zvicra ndërpret fondet për Shqipërinë

SHBA ndërpret të gjitha fondet për Shqipërinë, konfirmohet edhe për SPAK-un

“Epoka e Artë sapo ka filluar”/ Premtimet e Trump në fjalimin e parë si President i SHBA

Më 24 shtator, kur një avion Boeing 737 u nis nga aeroporti i Bolonjës për në Tiranë, kryeqytetin e Shqipërisë, brenda kishte personin e 209-të që dëbohej nga Italia që nga viti 2015 për ekstremizëm fetar. Myslimani 22 vjeçar ishte arrestuar nga policia teksa përpiqej t’u mbushte mendjen njerëzve të mos futeshin në kishë. Ai ishte mbajtur një ditë në qeli dhe ishte liruar të nesërmen. Më pas ishte mbajtur nën vëzhgim të plotë nga policia, derisa u vendos për ta dëbuar.

Policët italianë thonë se kanë më pak të dyshuar për të monitoruar se kolegët e tyre francezë e britanikë, ngaqë shumica janë dëbuar nga vendi. Numri i “luftëtarëve të huaj” që janë nisur nga secili vend për të ndihmuar ISIS-in tregon në një farë mënyre se ku ka më shumë të radikalizuar. Një studim i Zyrës Kombëtare Amerikane për Kërkime Ekonomike arriti në përfundimin se nga Italia, në vitet 2014-2015, ishin nisur vetëm 87 luftëtarë të huaj për të ndihmuar ISIS-in. Nga Britania ishin nisur 760 e nga Franca gati 2500. Dhe të tria vendet kanë pothuajse numër të njëjtë popullsie. Sipas z.Varveli, kjo ndodh për dy arsye: Së pari, pak myslimanë që jetojnë në Itali i përkasin brezit të dytë të emigrantëve, të cilët janë më të prirur për t’u radikalizuar. Vetëm 0.3% e banorëve të Italisë janë emigrantë nga vende jashtë BE-së. Në Britani janë 3%, në Francë 3.9%. Veç kësaj, Italia nuk ka “ghetto” islamikësh, lagje të veçuara e të paintegruara emigrantësh nga Lindja e Mesme, siç është rasti në Francë.

Michele Groppi, i cili jep mësim te Akademia e Mbrojtjes në Mbretërinë e Bashkuar, vë në dukje një faktor të tretë. Ai thotë se ka prova që sugjerojnë se kur Al-Kaeda ishte forca drejtuese e xhihadistëve, Italia përdorej si baza e armatimeve në Europë. “Kjo na ka mbajtur të sigurt, sepse na e kishin nevojën”, thotë ai. Situata ka ndryshuar që atëherë. Shumë xhihadistë që kanë rënë në sy kohët e fundit kanë pasur në fakt lidhje me Italinë. Mes tyre është edhe Jusef Zagba, një maroken me nënshtetësi italiane, si dhe një prej tre terroristëve që përdorën një kamion dhe thika për të vrarë tetë njerëz në London Bridge, më 3 Qershor. Z.Groppi thotë se nëse Libia bëhet qendra e radhës për rebelimet e xhihadistëve, Italia dhe Vatikani do të ishin në rrezik serioz.

The Economist

Pse terroristët nuk sulmojnë Italinë? Ndikimi i faktorit “mafia”

Etiketa: ISISItalikishaMafiamyslimanëterrorist

Të Lidhura

“Washington Examiner”: Lufta ligjore në Shqipëri, si e ndihmoi Biden narkoshtetin e preferuar të Sorosit

“Washington Examiner”: Lufta ligjore në Shqipëri, si e ndihmoi Biden narkoshtetin e preferuar të Sorosit

nga 27 ok
12:04 | 01/02/2025
0

"Washington Examiner", përmes një artikulli të gjatë, analizon se si administrata e ish-presidentit amerikan, Joe Biden, ndihmoi narko-shtetin e Edi Ramës,...

Pas SHBA, edhe Zvicra ndërpret fondet për Shqipërinë

Pas SHBA, edhe Zvicra ndërpret fondet për Shqipërinë

nga 27 ok
12:02 | 01/02/2025
0

Pas Shteteve të Bashkuara që vendosën të ngrijnë fondet për institucionet shqiptare, deri në një rishikim të të gjitha programeve...

“Epoka e Artë sapo ka filluar”/ Premtimet e Trump në fjalimin e parë si President i SHBA

SHBA ndërpret të gjitha fondet për Shqipërinë, konfirmohet edhe për SPAK-un

nga 27 ok
15:37 | 30/01/2025
0

Ambasada Amerikane në Tiranë i ka dërguar një notë diplomatike të gjithë institucioneve më të larta shqiptare, ku njoftohet ndërprerja...

“Epoka e Artë sapo ka filluar”/ Premtimet e Trump në fjalimin e parë si President i SHBA

“Epoka e Artë sapo ka filluar”/ Premtimet e Trump në fjalimin e parë si President i SHBA

nga 27 ok
20:31 | 20/01/2025
0

Donald Trump është betuar këtë të hënë (20 janar 2025) si presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Në fjalimin...

Para
Salah dhuron spektakël, Roma “zgjohet” me vonesë (film)

Salah dhuron spektakël, Roma “zgjohet” me vonesë (film)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

15:59 | 03/12/2025
Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

15:55 | 03/12/2025
Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

12:47 | 04/08/2025
Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

22:00 | 03/08/2025
“Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

“Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

16:07 | 26/06/2025

Më Të Lexuarat

  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?
  • Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar
  • Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?
  • “Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”
  • Inaugurohet faza e dytë e projektit në mbështetje të fëmijëve jetimë në Shqipëri

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com