Agim Gjata iu ankua kryeministrit Rama gjatë takimit të së shtunës në Lushnje, duke i thënë se nuk ka asnjë mundësi punësimi dhe se fëmijët i kishte lënë pa shkollë.
Kryeministri i premtoi se do t’i gjente punë për 24 orë dhe mbajtjen e këtij premtimi, kreu i qevrisë e njoftoi këtë mëngjes përmes një videoje në facebook.
Por, përtej këtyre “fakteve” të servirura nga kryeministri, vëmendja është zhvendosur tek një kavanoz trangujsh plot e përplot me … trëndafila.
Se me sa nxitim është “sajuar” videoja ne nuk e dimë, ama jo pak dyshime ka se për ta zbukuruar zyrën me rastin e daljes në televizionin kryeministror kanë mjaftuar mjetet rrethanore të gjetura shpejt e shpejt.
https://www.facebook.com/edirama.al/videos/10155754096741523/