Një kolazh fragmentesh filmike dhe fotografish të miksuara në një video që si kolonë zanore ka Himnin e Shqipërisë. Vende, shkrimtarë, personalitete, ushqime, bregdete, male dhe gjithçka tjetër që krenon Shqipërinë, janë pjesë e një video të shumë diskutuar që ka postuar Ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro në profilin e saj në Facebook me rastin e rekomandimit të çeljes së negociatave të vendit tonë me BE.
Ajo që vërehet në këtë video është një version i padëgjuar më parë i Himnit Kombëtar dhe pikërisht ky është detaji që ka indinjuar shqiptarët.
“Sa keeq! Sa amatore! Duket si e sajuar me brekë nëpër këmbë, brenda natës. Pa vizion, butaforike, folklorike dhe me një himn të përçudnuar, kopje e këngëve të Top Medias për Vitin e Ri. Vetëm himni nuk mund të stilizohet në këtë farë feje! Turp kujt i ka shku në mendje, kush e ka autorizuar dhe kush është paguar për të nxjerrë në dritë këtë shëmti!“, shkruan një komentues. Ndërsa një tjetër thotë:
“A doni të shihni se ç’pamje dhe çfarë shije ka skandali se si mund të shpërfytyrohet Himni Kombëtar Shqiptar, i konsideruar si një nga himnet më të bukur dhe më profesional në botë? Dëgjojeni këtë kolonë zanore dhe shikoni se cfarë u sugjeron një Ministre Kulture shqiptarëve, kryekëput amatore. A e meritojnë shqiptaret këtë? Turp”
Si për ironi, ministrja ka shkruar në përshkrimin e videos: “E meriton Shqipëria! E meritojnë shqiptarët!”
https://www.facebook.com/Mirela.Kumbaro.Furxhi/videos/1700356990033150/