Kur duhen edhe disa ditë nga supersfida me Skënderbeun që do të zhvillohet në “Selman Stërmasi”, klubi i Partizanit ka gjetur kohë, për t’ia bashkuar nismës të Bashkisë së Tiranës, për mbjelljen e pemëve.
Prezent në këtë aksion kanë qenë futbollistët e Partizanit, drejtori i përgjithshëm i klubit Olsi Rama, kryetari i Bashkisë Tiranë, Erjon Velaj si dhe disa pjesëtarë të tjerrë të klubit. Pemët u mbollën në zonën e Liqenit të Thatë. Misioni i kësaj nisme është pyllëzimi i sa më shumë zonave në kryeqytet. Kjo nisëm është bërë publike në faqen zyrtare të klubit.