Bie miti i “Listës së Zezë” – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Bie miti i “Listës së Zezë”

11:45 | 07/04/2018
në Uncategorized
0

Nga Frrok Çupi

Dy herë në gjithë historinë e re ka rënë miti i “Listës së Zezë” me Amerikën. Herën e parë, nga viti 1939 deri në vitin 1992. Ambasada Amerikane në Tiranë u mbyll zyrtarisht në 16 shtator 1939, me largimin e Mbretit Zog nga Shqipëria, i cili refuzoi tre pasaportat e akorduara nga shteti amerikan. Diplomati Grant u largua më 27 shtator. Me ardhjen e komunistëve në pushtet, për 52 vjet asnjë diplomat amerikan nuk vuri këmbë në Shqipëri. Lista e Zezë nuk kishte asnjë vlerë…

Ndërsa hera e dytë, kur “lista” bie, ka nisur që me aplikimin e “Listës së Zezë” nga ambasadori Lu si një nismë personale, duke ia dedikuar “të zezën” disa zyrtarëve dhe prokurorëve që nuk i kishte me qejf- sipas pikëpamjes së Reformës Soros. Departamenti i Drejtësisë i SHBA konstatoi se Lu ishte vënë në shërbim të Soros për të deformuar Reformën e Drejtësisë në Shqipëri duke e vënë Drejtësinë  nën kontrollin e qeverisë… Deri këtu ende nuk i kishte rënë boja e fundit “Listës së Zezë”…

Read more

Dalin fotot, si Arber Hajdari rrinte si hije pas Veliajt dhe a po hetohet per pastrim parash nepermjet bamiresise

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

Sot. ambasadori Lu akordoi masën e rreptë kundër dy politikanëve të njohur shqiptarë (Tritan Shehu dhe Ylli Manjani), vetëm pse dëshmuan papajtueshmëri me “komunitetin LGBTI”, ose “gay” sipas anglishtes së Lu. Sot e më tej, nuk besoj se ka më vlerë “Lista e Zezë” e ambasadorit. Jam i sigurtë se 99 për qind e pjesëtarëve të  kombit shqiptar do të donte të ishte më mirë në “Listën e Zezë” të Lu, se sa të pranonte “martesat LGBT” dhe shkatërrimin e vezores që prodhon familjen… Prandaj ka rënë “Lista e Zezë”.

“A, pse nuk i duam ata që nuk i do kush?, a për çatë punë qanka mërzit Lu?!”- tha një malësor sot, kur po bisedonim në Tiranë. “Paj kurrë mos na dashtë Lu, he burrë!, na nuk e ndërrojmë…”, tha malësori në kafe.

Zoti Lu, në këtë rast nuk u tregua shumë inteligjent, ose e kanë kapur për hunde ata të Soros. Dje, Lu tha se e njihte Shqipërinë dhe se “vdes që të jetoj këtu”, por ç’e do që administrata e Presidentit Trump i ka thënë “eja këtu!”. Argumenti që dha pse “vdes për të jetuar në Shqipëri”, ishte argument “makaronash”. Lu tha se “ushqimi në Shqipëri është ushqimi më i mirë në botë”.

Mirëpo tjetër gjë është “shija” diplomatike e ambasadorit Lu, tjetër shija e spagetit italian. Ai deri në orën e fundit, kur do të lërë Shqipërinë, do t’i shërbejë “presidentit” të tij, Soros dhe jo doktrinës së Presidentit Donald Trump. Ambasadori Lu bën presion mbi të gjithë politikanët shqiptarë  me anë të “Listës së Zezë”, me qëllim që Kuvendi i Shqipërisë të pranojë “martesat gay”. Ky është qëllimi i zotit Lu, i sponsorizuar nga Soros.

George Soros, me idetë dhe synimet e tij të një nazizmi të ri mbi Europë, synon “kufij të hapur” për shtetet europiane, me qëllim që pas pak dekadash Europa të mos ketë më europianë. Ai po ngushton morsin e socializmit “libertarian” të vendeve të Lindjes ish-komuniste, me qëllim që këta popuj të mos dalin kurrë nga “socializmi anarkik”. Me Shqipërinë ka “hesapin” e teorive të vjetra për të eksperimentuar çdo veprim prej “monstre” mbi këtë popull që provoi diktaturën më të egër komuniste. “Mba’ ky popull!”, është cituar të thotë George Soros, kur erdhi në Tiranë në vitin 1992 për të hapur Fondacionin e tij. Qeveria e instaluar nga Soros, aktualja, është e përfolur për lidhje të ngushta me komunitetin gay. Stimulimi i qeverisë aktuale ndaj komunitetit gay, duke i akorduar banesa falas dhe privilegje të tjera, e ka vënë komunitetin në kushte superiore e kërcënuese ndaj të tjerëve. Gjithashtu, masat privilegjuese të qeverisë sorosiane ndaj komunietit LGBT, po rrisin artificialisht numrin e personave gay. Është njësoj si ata që deklarohen “të pastrehë” edhe kur kanë tre shtëpi, vetëm për të përfituar banesë më shumë. Edhe Soros+Lu iu intereson që këtu të regjistrohen sa më shumë “gay”, mjaft që shqiptarët të futen në kombet me deformacione.

… Tjetër “autostradë” sociale e politike kanë marrë Shtetet e Bashkuara pas ardhjes së Presidentit Trump. Konservatorizmi i elaboruar prej doktrinës së tij dhe prej konservatorëve në Europë, ka në qendër: kombin, familjen e krijuar si e ka dhënë Zoti (burrë e grua); ka sovranitetin; ka pronën, ka dinjitetin dhe prosperitetin. Ndërsa zoti Lu, sipas “ungjillit” Soros, ka një rrugë tjetër që po tenton tua imponojë shqiptarëve në “emër të Amerikës”.

Vetë sekretari i ri i Departamentit të Shtetit i SHBA (që i bie të jetë shefi më i lartë i Lu) është një kundërshtar i hapët dhe i fortë i komunitetit LGBTI. Ka një hendek të madh mes Lu-së me shtetin amerikan.

Realisht, jo te zoti Lu, por te presioni me “Listën e Zezë” dhe me mjete të Soros, pikërisht këtu ndahet bota. Fenomeni Trump dhe Brexit janë “milestone” për doktrinën e re. Bota që tentojnë të fitojnë ata me eliminimin e familjes dhe të kombit, sigurisht është e pafitueshme. Por, lufta është e rreptë, edhe deri në sekondën e fundit të misionit të … ambasadorit.

Kjo është “Lista e Zezë”.

“Dashkam me e pa veten në Listën e Zezë”, tha malësori në kafe, “veç mos i pafsha nipat si këta që do Lu”, tha ai.

http://veritas.com.al/bie-miti-listes-se-zeze/

Etiketa: Bie miti i “Listës së Zezë”Donald LuFrrok ÇupiGeorge Soroskomuniteti gaykonservatorëtlgbtilista e zezëmilestonemiti

Të Lidhura

Dalin fotot, si Arber Hajdari rrinte si hije pas Veliajt dhe a po hetohet per pastrim parash nepermjet bamiresise

Dalin fotot, si Arber Hajdari rrinte si hije pas Veliajt dhe a po hetohet per pastrim parash nepermjet bamiresise

nga administrator
15:53 | 07/12/2025
0

“Bamirësia nuk të varfëron”, thotë slogani, por në realitet është kthyer në një mekanizëm pasurimi për ata që janë trajnuar herët...

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

nga administrator
16:08 | 04/02/2025
0

The overgrown house caught my attention from the start. From my bedroom window, I could see its tall, unruly grass...

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

nga administrator
16:05 | 04/02/2025
0

“Dear Santa, please bring me the same heart-shaped earrings Dad gave to my nanny! Thank you!” I stared at the...

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

nga 27 ok
10:03 | 10/10/2024
0

Deputeti i Partisë Socialiste, Jurgis Çyrbja ka dorëzuar mandatin e deputetit, dy ditë pasi u paraqit në Prokurorinë e Posaçme....

Para
20 bilancet dhe mësimet nga kriza 5 ditore mbi “Rrugën e Kombit”

20 bilancet dhe mësimet nga kriza 5 ditore mbi “Rrugën e Kombit”

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Të rinjtë kanë ikur! 70% e emigrantëve shqiptarë në Europë nën 45 vjeç –

Të rinjtë kanë ikur! 70% e emigrantëve shqiptarë në Europë nën 45 vjeç –

09:33 | 22/12/2025
Mbështetje e fortë për futbollin e Kosovës, vlerësim për progresin historik –

Mbështetje e fortë për futbollin e Kosovës, vlerësim për progresin historik –

09:07 | 22/12/2025
I akuzuar për kultivim të bimëve narkotike, arrestohet në Tiranë 37-vjeçari me dy emra –

I akuzuar për kultivim të bimëve narkotike, arrestohet në Tiranë 37-vjeçari me dy emra –

08:59 | 22/12/2025
Spanjë/ Socialistët në pushtet të Sanchez pësojnë një humbje të madhe në zgjedhjet rajonale –

Spanjë/ Socialistët në pushtet të Sanchez pësojnë një humbje të madhe në zgjedhjet rajonale –

08:45 | 22/12/2025
Korrupsioni dhe kapja e shtetit, opozita mban sot protestën kombëtare para Kryeministrisë –

Korrupsioni dhe kapja e shtetit, opozita mban sot protestën kombëtare para Kryeministrisë –

08:33 | 22/12/2025

Më Të Lexuarat

  • Të rinjtë kanë ikur! 70% e emigrantëve shqiptarë në Europë nën 45 vjeç –
  • Mbështetje e fortë për futbollin e Kosovës, vlerësim për progresin historik –
  • I akuzuar për kultivim të bimëve narkotike, arrestohet në Tiranë 37-vjeçari me dy emra –
  • Spanjë/ Socialistët në pushtet të Sanchez pësojnë një humbje të madhe në zgjedhjet rajonale –
  • Korrupsioni dhe kapja e shtetit, opozita mban sot protestën kombëtare para Kryeministrisë –
  • Nga politika te krimi/ Dosja e SPAK kundër grupit të djalit të ish-deputetit socialist –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Të rinjtë kanë ikur! 70% e emigrantëve shqiptarë në Europë nën 45 vjeç –
  • Mbështetje e fortë për futbollin e Kosovës, vlerësim për progresin historik –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com