Një bandë të rinjsh me kapuçë në kokë, ka sulmuar Zjarr Televizion, duke i thyer xhamat dhe dhunuar godinën. Drejtuesi i televizionit, Ismet Drishti duke u gjendur i vetëm, pa kurrfarë ndihme nga policia, është përballur i vetëm me halabakët.
Më poshtë gjeni dhe shpjegimin e publikuar në faqen e Zjarr TV për këtë ngjarje të rëndë që po vërteton rikthimin e dhunës ndaj mediave kundërshtare të qeverisë.
https://www.facebook.com/ZjarrTelevizion/videos/2109145935983848/
Pas publikimit të deputetes demokrate Albana Vokshi në lidhje me sulmin ndaj Zjarr Televizion të një grupi prej rreth 15 vandalësh dhe reagimit tepër të vonuar të policisë, pasi vetëm sot pasdite rreth orës 17:00 ka ardhur të marrë pamjet filmike, vjen dhe reagimi i i Gazetës Tema të të mirënjohurit Mero Baze “për saktësinë e informacionit” që njofton se Ismet Drishti është sulmuar nga NJË ADOLESHENT 15-VJEÇAR.
“Zjarr Televizion” sjell pamjet filmike të përplasjes për të gjithë publikun. Ndryshe nga disa media, të cilat financohen nga qeveria, Televizioni ynë është në anën e lajmeve të vërteta. Ne asnjëherë nuk kemi dashur të disinformojmë, por sjellim vetëm të vërtetën. Ndryshe nga disa media apo gazeta si kjo e Mero Bazes, i cili disinformon me qëllim, ne do të vazhdojmë mision tonë atë të publikimit të së vërtetës për të gjithë shqiptarët. Nuk jemi dhe nuk do të jemi asnjëherë palë me asnjë, por vetëm me të vërtetën.