PDIU kërkon lirimin e 11 protestuesve: “Rruga e Kombit” dhe “Rruga e Arbërit” duhet të jenë pa pagesë – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

PDIU kërkon lirimin e 11 protestuesve: “Rruga e Kombit” dhe “Rruga e Arbërit” duhet të jenë pa pagesë

16:35 | 07/04/2018
në Uncategorized
0

Partia Drejtësi Integrim dhe Unitet po ndjek me vëmendje dhe shqetësim situatën e krijuar në vend pas vendimit të pakonsultuar e arrogant për vendosjen e një tarife të papërballueshme për “Rrugën e Kombit”.

PDIU vëren me shqetësim përshkallëzimin dhe rëndimin e situatës dhe i bën thirrje mazhorancës:

Të heqë tarifën prej 5 euro për autoveturat dhe 22 euro për kamionët në “Rrugën e Kombit”.

Read more

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

Horoskopi për sot, 26 Shkurt 2024 –

“Rruga e Kombit” nuk është biznes, por arteria kryesore që lidh dy pjesët e një kombi që padrejtësitë historike i ndanë, por që ne s’mund t’i ndajmë akoma me politika të tilla, kur qytetarët e Shqipërisë paguajnë disa herë për rrugët nëpërmjet pagesës së Taksës së Qarkullimit, Taksë-Regjistrimi dhe Akcizë mbi karburantet. Kjo tarifë do të godiste atë që kemi më shumë nevojë; rritjen e shkëmbimeve tregtare me Kosovën, ku shkëmbimet e Shqipërisë me Kosovën janë rreth 140 milionë euro në vit, kurse të Kosovës me Serbinë janë mbi 460 milionë euro në vit.

Kjo tarifë do të godiste rëndë turizmin e shqiptarëve të Kosovës, i cili sjell vitalizim dhe rritje të ekonomisë shqiptare.

Ky është një hap tjetër në vazhdën e pengesave që krijojmë me Kosovën, si barriera e tarifave doganore apo kriza qesharake për patatet, çimento a specat dhe i gjithë ky absurd ndodh, kur folklorizmi patriotik i pushtetarëve bërtet për Bashkim Kombëtar.

Për rrugët kombëtare duhet të vendoset një tarifë e arsyeshme në përputhje me nivelin e të ardhurave të shqiptarëve.

Për PDIU-në, “Rruga e Kombit” dhe “Rruga e Arbërit” DUHET TË JENË PA PAGESË.

Këto janë dy arterie që lidhin shqiptarët e Shqipërisë, Kosovës dhe Maqedonisë.

Por, po kaq të rëndësishme janë këto dy arterie për Qarkun e Kukësit dhe Dibrës, si dy nga qarqet më të varfëra të vendit dhe të pa integruara në ekonominë e vendit.

PDIU shpreh mbështetjen dhe respektin për banorët e Kukësit që i dhanë leksion klasës politike shqiptare dhe opinionit publik, sepse qytetarët kanë të drejtë të reagojnë, kur arroganca e kësaj mazhorance as nuk i pyet e as nuk i informon.

PDIU kërkon lirimin e 11 protestuesve nëpërmjet heqjes së intimidimit që mazhoranca po i bën prokurorisë e gjykatës, me rrethime policore dhe urdhra politike.

Këta njerëz janë minimalisht, siç e pranon dhe Kryeministri, viktima të mosinformimit nga qeveria të një vendimi aspak profesional e transparent.

PDIU i bën thirrje klasës politike shqiptare për një Pakt Kombëtar e dakortësi të munguar në këtë tranzicion të gjatë për:

– Integrimin europian me një agjendë të dakortësuar nga të gjithë.

– Implementimin e reformës në drejtësi, ku politika duhet t’i mbajë duart larg.

– Për një ligj të ri për referendumet, që do t’i mundësonte qytetarëve të ushtronin demokracinë direkte e të vendosnin për taksat, ambientin, planet urbane etj.

Kjo do të ishte e vetmja zgjidhje në kushtet, kur demokracia me përfaqësim nuk është funksionale dhe është uzurpuar nga kryetarët e partive.

– Për reformën elektorale që mbahet peng nga dy partitë e mëdha.

Etiketa: Pakt KombëtarPDIUreforma elektoralerruga e arberitrruga e kombittaksatarifa

Të Lidhura

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

nga administrator
16:08 | 04/02/2025
0

The overgrown house caught my attention from the start. From my bedroom window, I could see its tall, unruly grass...

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

nga administrator
16:05 | 04/02/2025
0

“Dear Santa, please bring me the same heart-shaped earrings Dad gave to my nanny! Thank you!” I stared at the...

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

nga 27 ok
10:03 | 10/10/2024
0

Deputeti i Partisë Socialiste, Jurgis Çyrbja ka dorëzuar mandatin e deputetit, dy ditë pasi u paraqit në Prokurorinë e Posaçme....

Zbuloni çfarë kanë parashikuar yjet për datat 29 janar – 4 shkurt –

Horoskopi për sot, 26 Shkurt 2024 –

nga 27
07:33 | 26/02/2024
0

Dashi Dikush po përpiqet t’ju shpjegojë diçka, por duket sikur ai ose ajo po flet në një gjuhë tjetër. Leviz,...

Para
Masa të rrepta për mjetet e transportit publik, ja çfarë do të bëjë Policia

Masa të rrepta për mjetet e transportit publik, ja çfarë do të bëjë Policia

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

15:59 | 03/12/2025
Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

15:55 | 03/12/2025
Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

12:47 | 04/08/2025
Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

22:00 | 03/08/2025
“Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

“Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

16:07 | 26/06/2025

Më Të Lexuarat

  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?
  • Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar
  • Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?
  • “Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”
  • Inaugurohet faza e dytë e projektit në mbështetje të fëmijëve jetimë në Shqipëri

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com