Pasi ka kërkuar ndjesë për gabimin me tarifën e “Rrugës së Kombit”, duke e justifikuar me eksperiencën e panjohur për vendin tonë, Rama ka vijuar me akuzat ndaj opozitës.
Ai ka numëruar ato që i cilëson arritje të qeverisë, ndërsa ka ritheksuar se me gjithë dëshirën e mirë të çdo udhëheqësi nuk mund të ketë shërbime falas.
“Shërbim falas ku askush nuk paguan ka vetëm te motrat e Nënë Terezës, që zoti iu dhëntë”, ka thënë kreu i qeverisë.