Kryeqytetasit janë bërë bashkë në një protestë që kundërshton arrestimin e 24 protestuesve kuksianë.
Në mesin e protestuesve te Drejtoria e Policisë Tiranë ka qenë edhe shkrimtari Agim Doçi, duke ofruar mbështetje të plotë për protestuesit.
“Pashë makinat e RENEA-s, Repartit të Neutralizimit dhe Asgjësimit. Ka do me asgjësu or ti Fatmir Xhafa? Ata nuk janë terroristë, ata janë malësorë fisnikë”, tha Doci ndër të tjera.
Ai vijoi më tej: “Rama s’ka pse na thotë malokë, të gjithë shqiptarët janë vllaznit e mi, ça asht kjo urrejtje me nda jug e veri. Politukuajt tanë po na ndajnë nga Europa”.