Diskutohet sot propozimi i deputetëve Mesila Doda dhe Shpëtim Idrizi, për heqjen e dekoratave për ish-funksionarët e lartë komunistë dhe bashkëpunëtorët e Sigurimit të Shtetit. Projektligji është pjesë e mbledhjes së sotshme në Këshillin për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin.
Dy deputetët kanë paralajmëruar që në rast se projektligji nuk do të merret në konsideratë nga Kuvendi, parashikojnë edhe bllokim të Kuvendit. Pak ditë më parë, kur ishte parashikuar diskutimi i këtij projektligji, opozita mungoi në mbledhje duke shtyrë për sot diskutimin e ligjit.