Shkencëtarët kanë bërë kërkime të ndryshme shkencore se si mund të ulim rrezikun për zhvillimin e kancerit te gjirit dhe disa studime kanë treguar se farat e Lirit janë shumë të mira në këtë drejtim.
Sipas studiuesve, farat e Lirit përmbajnë fibër, acide yndyrore omega 3 dhe një ingredient tjeter, lignan. Pikerisht Lignani është shumë i mirë për parandalimin dhe trajtimin e kancerit të gjirit. Ai është një lloj fitoestrogjeni, që ka një efekt të lehtë estrogjenik në trup. Duke vepruar si një estrogjen, fitoestrogjenët bllokojnë receptorët e estrogjenit në trup, duke ulur kështu nivelin e estrogjenit natyral që prek qelizat.
Sipas studiuesve farat e lirit pengojnë gjithashtu përhapjen e qelizave kancerogjene.
Studimi u publikua tek revista “Clinical Cancer Research”. Keshillat per grate jane qe ato te konsumojne 25 gramë fara liri (2.5 lugë gjelle) në ditë. Kjo do te beje te mundur rritjen e procesit te apopotezës dhe uljen e shpejtësisë së shumimit të qelizave kancerogjene.
Farat e lirit duhet të konsumohen të bluara në mënyrë që të merrni të gjitha përfitimet e tyre shëndetësore.