Thaçi dhe Vuçiç takohen në Bruksel, ja temat e dialogut Kosovë-Serbi – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Thaçi dhe Vuçiç takohen në Bruksel, ja temat e dialogut Kosovë-Serbi

19:21 | 23/03/2018
në Shqiperi
0

Presidentët e Kosovës dhe Serbisë, Hashim Thaçi dhe Aleksandar Vuçiç janë takuar ditën e sotme në Bruksel. Takimi i ndërmjetësuar nga shefja e diplomacisë evropiane, Federica Mogherini, zhvillohet pas dështimit të dialogut teknik.

Plot tre ditë delegacionet në nivelin teknik nuk kanë arritur në Bruksel ndonjë rezultat konkret në çështjet e trajtuara. Ndaj edhe takimi në nivelin e presidentëve, mes Hashim Thaçit dhe Aleksandar Vuçiç pritet me hezitime. Zëdhënësja e shefes së diplomacisë evropiane, Maja Kocijançiç tha se presidentët do të bisedojnë për çështjet globale, pra për implementin e marrëveshjeve të nënshkruara deri tani dhe normalizimin e raporteve mes Kosovës dhe Serbisë.

 

“Rezultatet konkrete do të dihen pas takimit të sontëm. Por ajo që duam ne është normalizimi i plotë i raporteve, siç është thënë edhe në strategjinë e BE, të prezantuar në shkurt, për Ballkanin Perëndimor”, theksoi Kocijançiç duke shtuar se përparimi në raportet mes Prishtinës dhe Beogradit është në interesin e të dy palëve, nëse ato duan të anëtarësohen në Bashkimin Evropian.

Read more

Vazhdon shpërndarja e ndihmave për 6500 familje në nevojë gjatë Ramazanit

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Takimet në Bruksel
Takimi në Bruksel fillon në orën 19, fillimisht me takimet e ndara të Mogherinit me presidentët Thaçi dhe Vuçiç, e më pas do të mbahet edhe darka e përbashkët. Zyrtarisht nuk është konfirmuar, por një prej temave që do të hapen në këtë takim është edhe Asociacioni i komunave me shumicë serbe, për të cilin pala serbe insiston që të zbatohet sa më parë. Mediat serbe kanë bërë të ditur se presidenti serb do të insistojë që të trajtohet kjo temë dhe të fillohet sa më parë me realizimin e saj.

Presidenti i Kosovës është takuar gjatë ditës në Bruksel edhe me komisionerin për zgjerim dhe fqinjësi të mirë, Johannes Hahn. Thaçi tha se Kosova me ratifikimin e marrëveshjes për demarkacionin e kufirit me Malin e Zi i ka plotësuar kritieret për liberalizimin e vizave. Ndërsa tani e ka radhën BE që të veprojë.

Para ardhjes në Bruksel, të dy presidentët, Thaçi dhe Vuçiç kanë qenë në vizita të ndara në SHBA. Presidenti i Serbisë është ndarë i pakënaqur me këtë vizitë në SHBA dhe në OKB, sepse shumica dërmuese e bashkëbiseduesve mbështesnin pavarësinë e Kosovës.

//www.dw.com

Etiketa: Aleksandar VucicBrukselHashim Thaci

Të Lidhura

Vazhdon shpërndarja e ndihmave për 6500 familje në nevojë gjatë Ramazanit

Vazhdon shpërndarja e ndihmave për 6500 familje në nevojë gjatë Ramazanit

nga 27 ok
10:38 | 08/03/2026
0

Komuniteti Mysliman i Shqipërisë, në bashkëpunim me Qendrën Bamirëse dhe Humanitare “Mbreti Selman” dhe me koordinimin e Ambasadës së Mbretërisë së Arabisë Saudite...

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

nga 27 ok
20:14 | 05/12/2025
0

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC Ky vendim i Gjykatës së Lartë të Kantonit...

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

nga 27 ok
15:55 | 03/12/2025
0

Samir Mane, një nga biznesmenët më të fuqishëm dhe më të lidhur me politikën shqiptare në 30 vitet e fundit,...

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

nga 27 ok
12:47 | 04/08/2025
0

Largimi i Uniqa Group Austria është një sinjal i keq për tregun e sigurimeve në Shqipëri, pasojat e të cilave...

Para
Maqedoni, Ali Ahmeti: Çështje ditësh që ligji për gjuhët të hyjë në fuqi

Maqedoni, Ali Ahmeti: Çështje ditësh që ligji për gjuhët të hyjë në fuqi

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

“Shqipëria nuk është në shitje”! Qytetarët zbresin sërish sot në shesh kundër projektit në Zvërnec –

“Shqipëria nuk është në shitje”! Qytetarët zbresin sërish sot në shesh kundër projektit në Zvërnec –

10:54 | 02/06/2026
Koha për transformim, por duke i ruajtur identitetin –

Koha për transformim, por duke i ruajtur identitetin –

10:32 | 02/06/2026
Pjesë e grupit kriminal të AKSHI-t, Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK –

Pjesë e grupit kriminal të AKSHI-t, Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK –

10:14 | 02/06/2026

Je i çmendur, do të ishe në burg po të mos isha unë! –

10:00 | 02/06/2026
Aksident në Vlorë! Përplasen dy automjete, plagoset rëndë një prej shoferëve –

Aksident në Vlorë! Përplasen dy automjete, plagoset rëndë një prej shoferëve –

09:38 | 02/06/2026

Më Të Lexuarat

  • “Shqipëria nuk është në shitje”! Qytetarët zbresin sërish sot në shesh kundër projektit në Zvërnec –
  • Koha për transformim, por duke i ruajtur identitetin –
  • Pjesë e grupit kriminal të AKSHI-t, Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK –
  • Je i çmendur, do të ishe në burg po të mos isha unë! –
  • Aksident në Vlorë! Përplasen dy automjete, plagoset rëndë një prej shoferëve –
  • Sot zhvillohet provimi i parë i Maturës Shtetërore, nxënësit testohen në gjuhën e huaj –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • “Shqipëria nuk është në shitje”! Qytetarët zbresin sërish sot në shesh kundër projektit në Zvërnec –
  • Koha për transformim, por duke i ruajtur identitetin –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com