Kreu i grupit parlamentar të LSI-së Petrit Vasili nuk i ka kursyer sulmet për kryeministrin Edi Rama dhe vizitën e këtij të fundit në Bruksel.
Postimi i plotë
Kryeministri luan valle çingijesh ne Bruksel.
Kryeministri u lodh duke luajtur valle çingijesh ne Bruksel.
E beri cope cope ligjin e sherbimit civil per te futur ne pune ca hiçër dhe ju kundervu brukselit.
Mijra shqiptare emigrojne per shkak te varferise qe prodhoi kryeministri,emigrojne tragjikisht edhe mijra femije nga 7 deri ne 17 vjeç.
Ekonomine e shkaterroi me koncesione dhe korrupsion duke i dale kunder edhe FMN.
Droga eshte ulur kembekryq edhe ne shkollat e femijve dhe po rrënon edhe kursin e euros.
Cfare i kerkon opozites per celjen e negociatave ne BE ky kryeminister.
Fajtori i vetem per veshtiresite ne kete proces te integrimit europian eshte ky kryeminister.
Skepticizmi i europianeve vjen per shkak te rezultateve shkaterrimtare dhe imazhit te rrenuar te vendit qe krijoi ky kryeminister fjaleshume e puneaspak.
Brukseli dhe vendet anetare presin rezultate dhe jo perdredhje çingijesh e qurravitje qaramane te nje kryeministri qe per fat te keq nuk e do vendin e tij.