Na nuk hamë veç bukë, por edhe tabela turistike… – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Na nuk hamë veç bukë, por edhe tabela turistike…

09:22 | 19/03/2018
në Uncategorized
0

Nga Olti Vata

Këto ditë Ambasadorja Vlahutin paska vizituar Kukësin ku zhvilloi një takim në bashki, e një nga temat e diskutuara paska qenë turizmi.

Unë e mora nji kart’ e shkrova:

Read more

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

Horoskopi për sot, 26 Shkurt 2024 –

Zj. Ambasadore Vlahutin…

Kur erdhe rrugës për në Kukes, a s’ta zu syri një liqen të bukur, a nuk u ndale pak me pa e me vrejt sa i bukur asht’, e sa i dobishëm kish qenë për turizmin ky far’ liqeni ?

A i pe peshqit e ngordhun nga gjuetia e paligjshme? A vinte ere mercine e miliona peshqve e gjallesave?

Nji këshillë Zonja Ambasadore: Mos tento me shku vend e pa vend për me pa liqenin, se ka për të dalë nji burrë hundlesh me të than që asht’ toka jeme, e e kam zaptue qish mbas 90-s. K’shtuqë bëj shumë kujdes!

Na nuk hamë veç bukë, por edhe tabela turistike… Një tabelë në hyrje të “Grykës së Vanave”, u shafejt prej nji injoranti, i uritur për të shkatërru sene që kërkujt punë s’i prishin. Por kjo tabelë nuk është e vetmja që është “hanger” nga të zijumit. Ngjitu në “Lakun e Dardhës”, ke edhe një tabelë tjetër ku mbase nji i zijum tjetër e ka shafejt.

Kur u takove me pushtetarët lokalë përpara bashkisë, si nuk ta zuni syri nji kioskë, a s’ta ngjalli pak kureshtjen? A u afrove? A i vinte era shurrë? Është kioska turistike, e vetmja në Kukës, që e nderuara bashki as që e qan bythën për të.

A e din Zonja Ambasadore që na kemi kanionin e Shejes? Gja ma të bukur s’ka, veç ka nji problem…banorët e katunit i hedhin mbetjet në të dhe kujtojnë, me llogaritjet e tyre fizike, që përroi i shirave të dimrit do t’i heqë qafe nga katuni i tyne…po a e di se ku përfundojnë? Nji katun ma poshtë… Siç thotë edhe vetë ky fort i mençun popull: “E mshefët si maca kakën”!

A të folën për “Kënetën e Bushatit”? Nji mrekulli natyrore. Shumë biologë kuksianë, mbase edhe të tjerë kanë shpjegu që kjo kënetë është aq e lashtë për shkak të larmishmërisë së gjallesave që jetojnë në të. Pa provo rri nja 1 orë aty rreth e rrotull…Pa hajde të shkojmë veç 5 minuta larg tek Kopshti Botanik që është mu në fshatin Bushat ( thuhet se është vend i banum prej ilirëve) kanë me të thanë që është tokë e nxame oj shoqja Ambasadore.

Prandaj kur të thonë fjalë të mira mos i beso kujtdo kryetari, drejtori apo përfaqësues institutucioni, se veç prralla me mret kanë me të tregu.

Pra, Zonje e Nderuar, të falenderojmë, por na nuk e meritojmë asnjë mbështetje se na jemi dreqnit e vetvetes. 

Etiketa: Kukesliqeniolti vataRomana Vlahutintabela turistike

Të Lidhura

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

nga administrator
16:08 | 04/02/2025
0

The overgrown house caught my attention from the start. From my bedroom window, I could see its tall, unruly grass...

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

nga administrator
16:05 | 04/02/2025
0

“Dear Santa, please bring me the same heart-shaped earrings Dad gave to my nanny! Thank you!” I stared at the...

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

nga 27 ok
10:03 | 10/10/2024
0

Deputeti i Partisë Socialiste, Jurgis Çyrbja ka dorëzuar mandatin e deputetit, dy ditë pasi u paraqit në Prokurorinë e Posaçme....

Zbuloni çfarë kanë parashikuar yjet për datat 29 janar – 4 shkurt –

Horoskopi për sot, 26 Shkurt 2024 –

nga 27
07:33 | 26/02/2024
0

Dashi Dikush po përpiqet t’ju shpjegojë diçka, por duket sikur ai ose ajo po flet në një gjuhë tjetër. Leviz,...

Para
Futbolli shqiptar në delir: Gratë të fusin golin, ndërsa burrat plumbin

Futbolli shqiptar në delir: Gratë të fusin golin, ndërsa burrat plumbin

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

20:14 | 05/12/2025
Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

15:59 | 03/12/2025
Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

15:55 | 03/12/2025
Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

12:47 | 04/08/2025
Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

22:00 | 03/08/2025

Më Të Lexuarat

  • Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC
  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?
  • Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar
  • Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?
  • “Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC
  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com