Në mbarë Shqipërinë sot festohet dita e verës. Edhe edhe pse pranevera ka nisur zyrtarisht me 1 mars, 14 marsi shenjon nisjen e kësaj stine.
Në trojet shqiptare ajo konsiderohet si festa me e lashtë që nga koha e paganizmit, shumë shekuj para se të lindte krishterimi.
Të krishterët e festojnë Ditën e Verës me 1 mars, megjithatë atmosfera e kësaj dite përjetohet nga të gjithë shqiptarët.
Kryeqendra e festimeve të sotme është Elbasani që e ëmbëlson ditën me ballokumen, megjithatë aktivitete të shumta ka edhe në Tiranë e qytete të tjera.