Pas rasteve të diagnostikuara në Shqipëri me sëmundjen e malaries, dy shtetas amerikanë, Report Tv ka kontaktuar me mjekë të spitalit Infektiv në QSUT. Mjekja Entela Kolovani, doktoreshë e Shkencave që ka ndjekur rastin e të infektuarve, tregon nga erdhën amerikanët, kush janë dhe si po trajtohen.
Profesor Dhimiter Kraja, shef i Shërbimit Infektiv, tregon si merret sëmundja dhe kur është shfaqur për herë të fundit në Shqipëri, që ka qenë para 3-4 vitesh.
“Gjendja e vajzave paraqitet relativisht e mirë, problemet që kaluan në Kamboxhia ju japin lodhje trupi. Janë ende në spital dy vajzat që u diagnostikuan të prekura nga sëmundja e malaries.
Janë rreth 50 persona që qëndrojnë në rrethe të ndryshme të Shqipërisë. Gjatë ditës së mërkurë dhe të enjte kanë ardhur rreth 7 persona, por prej tyre vetëm 2 dolën të prekur nga sëmundja“, shprehet mjekja Kolovani.
Mjeku i QSUT, Dhimitër Kraja, shef i shërbimit infektiv, tregon si merret sëmundja dhe kur është shfaqur për herë të fundit në Shqipëri, që ka qenë para 3-4 vitesh. “Do merren masa të nevojshme, rast që nuk ndodhte prej kohësh, por që me hapjen dhe lëvizjen e njerëzve rrezikohet importimi i këtyre sëmundjeve”, thotë ai.
Si mund te merret malaria?
Sëmundje infektive që merret me anë të vektorëve të gjallë , si mushkonjat, është sëmundje vetëm e njeriut e merr nga gjaku që një mushkonjë ka pickuar një trup me malarie, e përpunon në trupin e saj dhe kur pickon nje sëmurë të shëndoshë, ja transmeton. Nuk merret nga njeriu në njeri.
Cilat janë simptomat e sëmundjes së malaries?
Sëmundje me ethe, karakteristika numër një, preket malcia, shpretka. Ka edhe forma të tjra më të rënda të sëmundjes, si forma cerebrale e trurit, e cila ka një përfundim fatal
Sa kohë ka që nuk është shfaqur në Shqipëri?
Para 4 vitesh një grup shqiptarësh që punonin në Guine, kishin simptoma malariesh.
http://shqiptarja.com/shendetesi/2712/dy-amerikan–me-malarie-mjeku-erdh-n-nga-kamboxhia-s–39-ka-panik-472442.html