Ambasadorja e Kosovës në SHBA, Vlora Çitaku ka patur një takim të rastësishëm me Presidentin e Amerikës, Donald Trump, me të cilin foli për Kosovën.
Në një intervistë në emisionin “Jeta në Kosovë” Çitaku rrëfeu për bisedën e shkurtër që kishte pasur me Trump.
“Në takimin e parë me të i cili nuk ka qenë takim, ja kam zënë pritën. I kam thënë mirëmbrëma zoti President, unë jam ambasadorja e vendit më pro-amerikan në botë. Edhe ai më tha: Cili është ai vend? I thashë Kosova.”, tha Çitaku.