Nga Sali Berisha
Të dashur miq, debatet televizive janë institucione të pazëvendësueshme të transparencës dhe qëmtimit të të vërtetave të rëndësishme për mbarë shoqërinë.
Ato kanë një rol të rëndësishëm në krijimin e opinioneve të drejta shoqërore, por edhe në mbrojtjen e interesit publik. Një nga problemet e mëdha të mediave është kriminalizimi i debateve televizive. Këtu nuk e kam fjalën për pseudoanalistë apo llogollogë e papagaj që shkojnë me duar në xhepa dhe flasin “korr e mos lidh” për çdo gjë mbi tokë dhe nëntokë, siç i porosit qeveria. Por, fjalën e kam për individë të soijt Artan Hoxha, hjeksi në vrasjen e dëshmitarit, derisa të gjejë vrasësin e të riut që mori plumbin pasi i dëshmoi në mirëbesim.
Shtoj këtu se, midis të gjitha pabesive dhe krimeve, vrasja e dëshmitarit që të ka besuar rrëfimin, dhe njëkohësisht kokën dhe jetën e tij, është krimi i të gjitha krimeve. Ky lloj njeriu, i shpërfytyruar nga krimi dhe lidhjet me të, në petkun e gazetarit bëjnë në çdo rast kodoshin e krimit dhe shndërrojnë debatet televizive në mburoja publike të bandave kriminale të rrugës apo të atyre në pushtet, dhe gjeneratorë të serisë së pafundme të lajmeve të rreme për llogari të padroneve të tyre, në një treg të shëmtuar mashtrimesh dhe trillimesh, dhe, për paratë e krimit, me të cilat paguhen, apo për shkak të implikimit të tyre direkt në vrasje, përdhosin dhe kriminalizojnë debatin televiziv.
E keqja është se këta horra e bëjnë këtë në prani të gazetarëve, analistëve, moderatorëve, të cilët nuk kanë asnjë lidhje me krimin, por keqpërdoren pa kuptuar si dëshmitar të shpifjeve dhe trillimeve dhe si dekor i kodoshëve të krimit.
Natyrisht, nuk jam kurrë dakord që t’i mbyllet goja njeriu, por ata që drejtojnë studiot dhe debatet kanë detyrim moral dhe profesional të dëshmohen zotër të studios, debatit dhe etiketës e të mos bëhen lolo të kodoshëve të krimit dhe të mos lejojnë ata që t’u përdhosin debatin, apo të fanepsen nga shpifjet dhe trillimet e tyre të ulta, në qoftë se duan që studiot e tyre të qëndrojnë në lartësinë e emisionit që kanë.
Asnjëra nga studiot e debateve televizive nuk hap rubrikën e denoncimit dhe përgënjeshtrimit të lajmeve të rreme, duke të krijuar përshtypjen se e vërteta, shpifja dhe trillimi kanë të njëjtën vlerë në këto studio!
Mjerisht, në këtë kontekst ato janë rubrika e vetme në mediat e shkruara dhe elektronike që mbajnë qëndrim të tillë ndaj fabrikimit, manipulimit e trillimit. Natyrisht, ata ndofta nuk mund të reagojnë aty për aty ndaj çdo shpifje, gënjeshtre dhe trillimi, por ata duhet të kenë rubrikën e përgënjeshtrimit, reagimit të atyre që sulmohen në mungesë, amoralisht në studiot e tyre nga shpifës të paguar, banditë me petkun e gazetarit apo analistit.
Për t’a mbyllur, dëshiroj t’ju rikujtoj drejtuesëve të debateve televizive, se vetëm pak kohë më parë njëra prej moderatoreve më të njohura si anti-Trump në SHBA, i hoqi mikrofonin para kamerave autorit të librit “Zjarr dhe Tërbim”, Michael Wolff, vetëm se ai përgojoi, aludoi pa asnjë fakt për një person në mjedisin e Presidentit Trump.
Këtu më poshtë keni vetëm disa nga denoncimet e shumta të qytetarëve për kodoshin e krimit, që vrau dëshmitarin si hjekës, derisa të gjendet dorësi i vërtetë që i mori jetën e të riut! sb
“JMirmbrema zoti Berisha !
Kur u kap banda e tritolit ne Elbasan qe akuzohet edhe per atentatin ne Shkoder ndaj Lulzim Kulles. Me kujtohet qe para kesaj ne studion e Opinionit
Artan Hoxha thoshte qe atentatoret jane nga Mali i Zi Fieri ose Vlora por nuk behet fjale qe te jene nga Elbasani. Per mendimin tim ai ka qene aty ne studio per te hequr vemendjen nga banda e Elbasanit dhe per te hapur teori pa fakte.
Artan Hoxha Gazetari ivestigativ shkon Shpesh ne Fushekruje Tek Shtepia Durim Bamit qe deri dje ka qen ne arrest shtepie . Mbante Lidhje me Saimir
dhe Durimit . Nuk e di a shkon me por Deri para 2 muajsh shkonte min 1 here ne Muaj”
“Mirembrama doktor! Jam ish pronari i Hotel Turizmit te Tropojes. Artan Hoxha kishte 2 vende ku flinte ne Tropoje. Tek une dhe ne kullen e Haklajve.
Me shume atje. Me shum respekt!”
“Psh. dr
Ai tan hoxha i shkrete do kete lene ndonje leke ne lloto se kane dale ndeshjet mbrapsht Luan mu perballe internacional hotel.
E kam pare me syte e mi eshte % e vertere.
Eshte nje lloto perballes deres ky hyjne makinat ke hoteli.
Verifikoje .
Se ai eshte gazetar qe kur len leke ne lloto.
Detyrimisht qe kerkon leke dhe flet si pas interesit te investitorit.”