Thaçi për “Wall Street Journal”: Kosova, mrekullia e vogël e Evropës – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Thaçi për “Wall Street Journal”: Kosova, mrekullia e vogël e Evropës

09:17 | 17/02/2018
në Shqiperi
0

Në një shkrim autorial për gazetën prestigjioze amerikane, “The Wall Street Journal”, në prag të shënimit të dhjetëvjetorit të shpalljes së pavarësisë së Kosovës, Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi është shprehur se pas një dekade si republikë e pavarur, Kosova ka mjaft arsye për të festuar. Por, siç thotë ai, ndërsa ne i vlerësojmë arritjet dhe sfidat me të cilat përballet shteti ynë, duhet të kujtojmë pikën fillestare të zymtë dhe rrugën pasuese që Kosova ka marrë për të arritur shtetësinë.

“Kam qenë ende student kur diktatori Sllobodan Millosheviç nisi një sërë luftërash në Slloveni, Kroaci dhe Bosnjë e Hercegovinë. Ai ngulmonte që ta krijonte atë që ai e ka quajtur “Serbi e Madhe” dhe imponoi me forcë regjimin e aparteidit ndaj shqiptarëve të Kosovë”, ka shkruar presidenti Thaçi.
Kreu i shtetit theksoi se shqiptarët e Kosovës bënë përpjekje që të përgjigjen përmes rezistencës paqësore gjatë fillimit të viteve 1990, por racionaliteti nuk mbizotëroi. Ai tha se kjo ishte arsyeja pse duhej të fillonim të luftonim për lirinë tonë dhe të shpresonim që ata që besonin në vlerat perëndimore do të na ndihmonin.

“Pushkat tona të gjuetisë as që mund t’i bënin ballë ushtrisë dhe policisë serbe. Shpirti ynë dhe vlerat tona ishin të forta, por kjo kishte pak rëndësi pa përfshirjen e drejtpërdrejtë të bashkësisë ndërkombëtare. Kosova u shpëtua nga ata që ndjenin përgjegjësinë për të mbrojtur civilët nga një gjenocid tjetër ballkanik”, ka shkruar presidenti Thaçi. I pari i vendit ka shtuar se që nga momenti që Organizata e Traktatit të Atlantikut Verior (NATO) çliroi Kosovën më 1999, ishte e qartë se një shtet i ri do të lindte. Republika e Kosovës u bë shteti më i ri në Evropë më 17 shkurt 2008. Presidenti Thaçi ka shkruar se ata që e lexojnë deklaratën tonë të pavarësisë e kuptojnë se asgjë në përpjekjet tona për ndërtimin e shtetit nuk ishte e njëanshme. Negociatat e udhëhequra nga laureati i Çmimit Nobel për Paqe, Martti Ahtisaari, ishin të thella dhe shteruese. NATO, Bashkimi Evropian dhe aleatë të tjerë punuan së bashku për të siguruar paqen dhe stabilitetin pas pavarësisë. Puna e tyre ishte jetike për të siguruar një tranzicion të qetë.

Read more

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Ai ka theksuar se Kosova ka pasur kundërshtarët e saj që nga ditët e para. “E majta ekstreme konsideron Kosovën një kukull të imperializmit amerikan dhe britanik, ndërsa e djathta ekstreme nuk e çmon diversitetin tonë fetar dhe etnik. Këto ekstreme janë imponuar në peisazhin politik dhe mediatik trans-atlantik – dhe, fatkeqësisht, u ndihmuan nga makineria propagandistike e Rusisë – dhe trysnia ndaj Kosovës nuk është zbutur”, ka shkruar ai. Megjithatë, shkruan presidenti Thaçi, Kosova është shteti me rritjen më të shpejtë ekonomike mesatare në Ballkanin Perëndimor në dekadën e fundit, shkruan Zeri. “Ne ishim të parët në rajon që zgjodhëm një presidente grua. Sportistët tanë, producentët e filmit, muzikantët dhe personalitetet kulturore nga vendi ynë kanë fituar vëmendje ndërkombëtare”, ka shkruar ai. Më tej, presidenti Thaçi shkroi se sfidat mbeten. Ai theksoi se ka udhëhequr dialogun me Serbinë që prodhoi Marrëveshjen historike të Brukselit më 2013, e cila hapi një epokë të rë për paqen dhe bashkëpunimin mes dy shteteve, pas një shekulli të armiqësive. Gjithashtu, ai është shprehur se mbetet i angazhuar për të punuar drejt një marrëveshjeje të re përfundimtare që do të shënojë normalizimin e plotë të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

“Bashkimi Evropian është ngatërruar disi. Në strategjinë për zgjerimin në Ballkanin Perëndimor që ka aprovuar së fundi, Kosova fare pak përmendet, e supozohet se kjo vjen si rezultat i shqetësimeve të Spanjës rreth separatizmit. Sidoqoftë, miqtë tanë në Madrid e dinë se Spanja nuk kishte një Sllobodan Millosheviç, dhe Kosova nuk është Kataloni. BE-ja, me pohimet e saj për zonat e përbashkëta tregtare dhe çështjet e tjera teknike, po ia huq thelbit. Sigurisht se ne duhet t’i përmbushim kushtet e BE-së për mjedisin, ekonominë dhe sundimin e së drejtës. Por, ne vërtetë jemi në rrugën e duhur”, ka shkruar presidenti Thaçi në editorialin e tij për gazetën amerikane “The Wall Street Journal”.

 

 

Etiketa: Hashim ThaciKosovapresidenti i Kosoves

Të Lidhura

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

nga 27 ok
20:14 | 05/12/2025
0

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC Ky vendim i Gjykatës së Lartë të Kantonit...

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

nga 27 ok
15:55 | 03/12/2025
0

Samir Mane, një nga biznesmenët më të fuqishëm dhe më të lidhur me politikën shqiptare në 30 vitet e fundit,...

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

nga 27 ok
12:47 | 04/08/2025
0

Largimi i Uniqa Group Austria është një sinjal i keq për tregun e sigurimeve në Shqipëri, pasojat e të cilave...

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

nga 27 ok
22:00 | 03/08/2025
0

Vajzat kuqezi të ekipit U20 u mundën sot nga ekipi serb me rezultatin e turpshëm 116: 22. Ky është një...

Para
Festa e Pavarësisë/ Befason Haradinaj, shihni çfarë bën për policët e Kosovës (foto)

Festa e Pavarësisë/ Befason Haradinaj, shihni çfarë bën për policët e Kosovës (foto)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

20:14 | 05/12/2025
Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

15:59 | 03/12/2025
Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

15:55 | 03/12/2025
Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

12:47 | 04/08/2025
Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

22:00 | 03/08/2025

Më Të Lexuarat

  • Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC
  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?
  • Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar
  • Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?
  • “Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC
  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com