Nga Ardit Çela
Unë i solla gruas një gjerdan francez…
E ajo mua një xhaketë të modës
Hëngrëm ëmbëlsira si të qëm’ obez’
Në mbrëmje karkaleca e verëra të shkuara kohës…
Miku im gjiton i bleu një makinë…
E shoqja i bleu një shall dhjetëra dollar’…
Blenë dhe ca lodra t’i kishin për shtëpinë…
Kishin dy tri vjet që s’ngelnin me barr’
Pak shtëpi më tej jetonte një Riza.
I varfër i këputur e nga një këmbë i çal’
Atë darkë e shoqja i kish ruajtur një thel’ pastërma…
Në nëntor morëm vesh se Rizai qe bëre me djal’!!!