Paris Saint-Germain ka mundur me rezultatin 1-0 Toulouse të shtunën pasite dhe Neymar ka qenë ylli i ndeshjes, por braziliani nuk ka dalë i paprekur nga sfida, veçanërisht kaviljet e tij.
Në prag të një udhëtimi në Madrid, ku do të sfidojë “Los Blancos” në 1/8-at e Champions League, Neymar, i cili pësoi pesë faulle në takimin e Ligue 1, do të kishte shpresuar të kalonte një fundjavë më të qetë.
Braziliani i ka dokumentuar goditjet e marra me një fotografi të postuar në rrejtet sociale me kaviljet e fashuara. Një postim ky që duhet të ketë trembur tifozët e PSG para supersfidës europiane, por komenti i “O Ney” ka qenë optimist: “No Pain, No Gain”, e përkthyer: Nuk ka kënaqësi pa dhimbje.
mhttp://telesport.al/neymar-tremb-tifozet-para-ndeshjes-real-madrid/