“Kosova është e bekuar që nuk ballafaqohet e vetme me sfidat rajonale dhe globale”, ka shkruar Haradinaj.
Në intervistën e dhënë “Zërit të Amerikës”, Haradinaj e konsideroi nder të madh praninë e McMasterit në pritjen e dhjetorit. Sa për arritjen e një marrëveshjeje me Serbinë, Kryeministri tregoi se njohja, ka interes kyç.
“Marrëveshja është njohje reciproke dhe vendosja e paqes në mes të Kosovës dhe Serbisë; me këtë do të nënkuptohej që Kosova të falë, por jo të harrojë të kaluarën, pra të ndodhë një paqe ndërmjet dy popujve”, tha Haradinaj.