Shtypi gjerman: Dështim i paparë i BE në Kosovë – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Shtypi gjerman: Dështim i paparë i BE në Kosovë

12:53 | 08/02/2018
në Shqiperi
0

Prezantimi i strategjisë së re të Komisionit Europian për Ballkanin ka ditë që ka drejtuar vëmendjen e shtypit gjerman drejt rajonit.

Gazeta gjermane “Frankfurter Allgemeine Zeitung” nën titullin “Ballkani Perëndimor merr miliarda nga BE”, nënvizon se strategjia e re për Ballkanin jep një plan të qartë kohor dhe do t’i kushtojë shumë shtrenjtë unionit. “Komisioni propozon rritjen e ndihmave të anëtarësimit dhe të përfarimit me BE deri në vitin 2020. E paqartë mbetet se për çfarë shumash bëhet fjalë. Deri më tani ishin planifikuar për Ballanin Perëndimor nga viri 2018-2020 1,7 miliardë euro. Në dokumentin strategjik bëhet fjalë se 1,07 miliardë janë në plan vetëm për vitin 2018, kështu që tani mbetet vetëm të rriten shumat e 600 milionë eurove të mbetura për vitin 2019 dhe 2020.”

FAZ sheh me sy kritik paratë që BE derdh në Ballkan. “Kaq shumë para derdhen në Ballkanin Perëndimor për forcimin e administratës, shtetit ligjor, ekonomisë së qëndrueshme dhe demokracisë e mirëqeverisjes. Por janë pikërisht këto fusha, ku Komisioni shikon deficitet më të mëdha, megjithë ndihmat miliardëshe prej vitesh.”

Read more

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Ndërsa gazeta gjermane “tageszeitung” i kushton vëmendje perspektivës më të qartë kohore të integrimit të Serbisë në BE. taz thekson se Brukseli dhe Berlini mendojnë se Serbia është një faktor stabiliteti në Ballkan, por e kundërta është e vërtetë.”Serbia dhe Mali i Zi do të mund të pranohen në vitin 2025. Po pse pikërisht vendet ku fjalën e kanë BE dhe institucionet ndërkombëtare janë të fundit në radhë? Në Kosovë dhe në Bosnje ka një administratë ndërkombëtare, polici ndërkombëtare, misione të shtetit ligjor, trupa ndërkombëtare. Pikërisht që këto shtete janë të fundit në radhë dhe kosovarët ende duhet të marrin vizë për në BE, është një dështim i paparë.”

taz nënvizon se luftën kundër korrupsionit nuk e ka fituar njeri, dhe se të rinj të shkolluar largohen nga Ballkani për të ndërtuar një jetë të re në Gjermani, Austri, vendet skandinave dhe shtron pyetjen se “pse nderon kancelarja Merkel njeriun e fortë të Serbisë, Aleksandar Vuçiç, që e ka kthyer Serbinë në një “demokraturë”, që refuzon përballjen me krimet e përgjakshme të viteve 90-të?” “Me sa duket ende ekziston përfytyrimi i gabuar, se Serbia është një faktor stabiliteti në Ballkan. Por nga koha e Millosheviçit në vitin 1991 duhej të dihej ndërkohë, se e kundërta është e vërtetë. Serbia nuk ka hequr dorë nga rifitimi i Kosovës, dhe ndarjen e Bosnje-Hercegovinës përgjatë linjës së frontit të vitit 1995…”

Ndërsa gazeta zvicerane, nën titullin “Sherifë të rinj për veriun e egër të Kosovës”, nënvizon se në pjesën serbishtfolëse të vendit, Beogradi i ka vënë nën kontroll politikanët dhe përdor për këtë partnerë të dyshimtë. “Presidenti Vuçiç është i vendosur për procesin e normalizimit dhe ta dorëzojë këtë rajon në sistemin kosovar. Por kjo nuk do të thotë fund të influencës serbe -përkundrazi. Përmes partisë së unitetit të kontrolluar nga Beogradi, ai i kontrollon të gjitha rajonet me serbë. Në vend që të mbeten të varur nga shteti serb, subvencionimi do të bëhet në bazë të së drejtës kosovare përmes asociacionit të komunave serbe, të cilin e financon Beogradi”.

http://fax.al/read/article/17193211/shtypi-gjerman-deshtim-i-papare-i-be-ne-kosove-e-bosnje

Etiketa: BEdështimKosovaSerbiashtypi gjerman

Të Lidhura

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

nga 27 ok
20:14 | 05/12/2025
0

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC Ky vendim i Gjykatës së Lartë të Kantonit...

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

nga 27 ok
15:55 | 03/12/2025
0

Samir Mane, një nga biznesmenët më të fuqishëm dhe më të lidhur me politikën shqiptare në 30 vitet e fundit,...

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

nga 27 ok
12:47 | 04/08/2025
0

Largimi i Uniqa Group Austria është një sinjal i keq për tregun e sigurimeve në Shqipëri, pasojat e të cilave...

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

nga 27 ok
22:00 | 03/08/2025
0

Vajzat kuqezi të ekipit U20 u mundën sot nga ekipi serb me rezultatin e turpshëm 116: 22. Ky është një...

Para
Alibeaj-Ministres së Drejtësisë: Mëshirë për ty nuk do ketë, rruga e mbarë për tek 313

Alibeaj-Ministres së Drejtësisë: Mëshirë për ty nuk do ketë, rruga e mbarë për tek 313

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

20:14 | 05/12/2025
Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

15:59 | 03/12/2025
Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

15:55 | 03/12/2025
Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

12:47 | 04/08/2025
Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

22:00 | 03/08/2025

Më Të Lexuarat

  • Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC
  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?
  • Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar
  • Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?
  • “Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC
  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com