Nga Artan Fuga
Ata ishin dy miq opozitarë me njëri-tjetrin. Grindeshin për çdo gjë dhe përsëri pinin kafe bashkë te lokali i lagjes.
Dhe gjithmonë krenoheshin:
Ne kemi mendime krejt të kundërta, opozitare, por ama jemi miq. Nuk e kuptojmë përse na hahet kaq shumë muhabeti.
Kur Coni thotë: Të gjithë njerëzit janë të bardhë.
Lomi ja pret: Jo asnjë njeri nuk është i bardhë.
Duhet logjika e Aristotelit t’i kuptosh!
A janë të kundërta këto dy pohime?
Sepse po të ishin të kundërta njeri do të ishte i vërtetë dhe tjetri i gabuar meqë janë pohime universale të marra universalisht. Apo jo?
Atëhere cili është i gabuar dhe cili është i vërtetë nga këta dy pohime?
Më duhet kjo gjë për të kuptuar përse Coni dhe Lomi edhe grinden me njeri-tjetrin por edhe janë miq?
Rri te kafja e lagjes këtë mëngjes të diele, i shoh miqtë – opozitarë duke pirë kafe turke shoqëruar me nga një wiski dhe pyes: Pse?
Cfarë t’i them Lomit?
Si ta kundërshtojë ai Conin në mënyrë që Coni ta derdhi kafen mbi tabaka, ta rrëkëllejë wiskin, dhe të nisi të mendohet?
Po sikur Lomi të përmbysi tavolinën dhe t’i gjuajë me filxhan Conit duke i thënë:
Ti thua :
Të gjithë njerëzit janë të bardhë!
Atëhere unë të kundërshtoj në cdo llaf. Te godaaaaaaas semantikisht:
Asnjë njeri nuk është jo i bardhë.
Flet opozitari i çartur Lom Fasulja.