Nga Arben Llalla
Në tubimin e Athinës të organizuar rreth çështjes të emrit “Maqedonia”, për të cilin grekët pretendojnë ekskluzivitetin u bë thirrje për aneksimin e jugut të Shqipërisë, si dhe autonomi greke për Himarën.
Nga Shqipëria kishin vajtur në Athinë disa qindra minoritarë grekë me flamuj të Autonomisë së Veriut të Epirit-aneksimi i Jugut të Shqipërisë dhe autonomi greke për Himarën.
Këta miroritarë njihen si anëtarë të disa organizatave nacionaliste greke dhe të partisë naziste “Agimi i Artë”. Në fotografitë e publikuara shihet qartë që mbajnë në duar flamurin e aneksimit të jugut dhe të Himarës. Ata janë Stavros Gjinos, Mondis Kolilas, Theodhoris Theodhoraqis, Jani dhe Vangjel Davellas, e plot të tjerë.
Këta janë minoritarë grekë nga Saranda që shpesh herë shpërndajnë fletushka në jugun e Shqipërisë për shkëputje dhe bashkim me Greqinë. Në kohën, kur Shqipëria dhe Greqia janë ulur në bisedime të dyshimta, politikanë grekë dhe pjestarë të pakicës greke në Shqipëri bëjnë thirrje haptas për veto ndaj Shqipërisë për çeljen e bisedimeve me BE-në dhe autonomi greke në jugun e Shqipërisë.
Në ditët në vazhdim do sjellim edhe fotografitë e shefit të tyre nga Saranda, i cili është anëtar i partisë naziste “Agimi i Artë”.
http://news-start.info/wordpress/2018/02/04/ne-tubimin-e-athines-u-be-thirrje-edhe-per-aneksimin-e-jugut-te-shqiperise-foto/