Kreu i PDIU-së, Shpëtim Idrizi tha se deri më tani, po avancon agjenda greke në bisedimet midis dy shteteve.
I ftuar në “360 Gradë” në Ora News, Idrizi thotë se Ministria e Jashtme në vendin tonë duhet të jetë transparente me popullin, pasi ne shohim nga mediat greke çfarë ka ndodhur në bisedimet mes dy vendeve.
“Ajo që unë jam i shqetësuar është se deri më sot po avancon agjenda greke përballë asaj shqiptare.
Ministria e jashtme duhet të jetë transparente me popullin, për bisedimet me Greqinë. Është një mungesë serioziteti nga ana jonë, ne shohim nga mediat greke cfarë ka ndodhur në bisedime“, tha Idrizi.
Idrizi ka folur në lidhje me varrezat greke, si dhe i është kthyer me tone të larta me Orfea Becin.
“Nuk kam parë deri më sot një qytetar të ccamërisë të dalë në televizionet greke dhe të flasë aty për të drejtat e shqiptarëve, dhe ndërkohë që në shqiptarët jemi jo vetëm shumë civilë por mund të dëgjojmë edhe broçkullat e tua nga aty ku je“, tha Idrizi.