Nuk janë të paktë shqiptarët që përmes Francës janë futur ilegalisht drejt Anglisë duke rrezikuar jetën në anije apo kamionë.
Shumë prej tyre nuk kanë arritur në destinacion pasi janë ndaluar nga autoritet, jo pak kanë nisur jetën e re në Britani, por fatkeqësisht ka pasur edhe jetë të humbura gjatë rrugës.
Në rrezik kanë qenë edhe 9 shqiptarë të cilët po tentonin të kalonin nga Franca për në Angli me një gomone e cila pati probleme për shkak të dallgëve dhe erërëve të forta, por fatmirësisht janë shpëtuar mëngjesin e sotëm rreth orë 05:00 nga britanikët.
Tetët burrat dhe një grua, identiteti i të cilëve nuk bëhet i ditur, ishin nisur mbrëmjen e së martës nga Boulogne në Francë.
Sipas autoriteteve angleze kalimi i këtij kanali në dimër, është shumë i rrezikshëm dhe ky rast mund të kishte përfunduar në tragjedi.