Sipas raportimeve të ditëve të fundit, cilësia e ajrit, sipas matjeve zyrtare, është e rrezikshme për shëndetin e njerëzve.
“Duam ajër të pastër”, ka qenë një nga thirrjet e protestuesve gjatë protestës së sotme. Për 17 vjet, institucionet e Kosovës nuk kanë bërë asgjë për ajrin dhe ambientin, thanë protestuesit.