Ky është një gol i shënuar nga Flamurtari në “Qemal Stafa”, në ndeshjen kundër Partizanit dhe shikoni se sa lojtarë të stolit dhe pjestarë të stafit janë futur në fushë për të fesëtuar. Janë plot 10 njerëz me tuta, duke përfshirë edhe trajnerin Ramadani, të cilët pas festës së shfrenuar janë ulur sërish në pankinë, për t’i dhënë sërish të drejtën arbitrit të vërshëllejë për rifillimin e takimit. Kjo pamje është e zakonshme në futbollin shqiptar, ndërkohë që dje mediat tona kanë dhënë një lajm, ku njoftohet se Shkëlzen Gashi është pezulluar për një ndeshje nga Federata Amerikane e Futbollit, vetëm sepse hyri në fushë për të festuar golin e Kolorados, ndërsa titujt ishin pothuajse të ngjashëm: “Dënim i çuditshëm i Gashit”. Në fakt pamjet që ofron foto e mësipërme duhet të jenë të pazakonta edhe për ne, madje duhet të çuditeshim se përse vetëm Gashi hyri në fushë me tuta dhe jo pjestarët e tjerë të stolit, të cilët kanë shumë më tepër kohë dhe normalisht duhet të kenë edhe më shumë dashuri për Koloradon dhe të gjithë shtetin e Denverit. Pikërisht kjo është arsyeja që ata do vazhdojnë të konkurojnë për një vend titullari në ndeshjen e rradhës ndaj DC Junaitid, ndërsa Gashi po pati këtë mendje, shumë shpejt do t’i duhet të pronotojë një vend tek Flamurtari, apo kudo tjetër nëpër Shqipëri.