Nga Leon Mirakaj
Sa dollarë është një litër det? Çmimi përfshin edhe kilogramët e peshkut brenda? Përderisa thuhet që po e shesim, ka Greqia para ta blejë apo ia jep Evropiii? Po toka e dhënë për varrezat e ushtarëve sa kushton? Do jetë me çmimin e “tregut” apo pritet një ligj i ri për tokë “vakëf”? Mbasi të na marrin ca litra det e ca metër katrorë tokë, po ajrin e Metalurgjikut e atë të gomave të djegura në guroret përreth Tiranës, mund t’ua fusim grekëve në “paketën e shit-shitjes” ( jo për gjë po, për lezetin që t’ua fusim edhe ne njëherë se ngelëm në pozicion 90 gradë e ata nga mbas). Po zjarri shitet apo… më mirë të mos luajmë me të… Askush!