Zbulohet videokronika humoristike gjermane pas skualifikimit nga shqiptarët në 1967 (Film) – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Zbulohet videokronika humoristike gjermane pas skualifikimit nga shqiptarët në 1967 (Film)

15:00 | 30/01/2018
në Sport
0

Read more

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Botërori 2026/ Trajneri Silvinjo e Gjimshiti: Sfida ndaj Anglisë e vështirë, por në futboll mund të ndodhë gjithçka

“BM Taekwondo” shkëlqen në “Open Tirana 2025”, synohet suksesi në arenën ndërkombëtare

Hidhet shorti i Champions dhe Europa League, finale e parakohshme Real-City

Nga Armand Plaka

Ndërsa gërmoja nëpër video-arkivat gjermane për tematika historike që lidhen me Shqipërinë, fare rastësisht hasa tek kjo kronikë TV, transmetuar vetëm një ditë pasi Skuadra Kombëtare e RFGJ-së ( ish-Gjermanisë Perëndimore) zhvilloi takimin e saj të kthimit në Tiranë, më 17 dhjetor 1967, ku pësoi dështimin e parë më madhor në historinë e saj të futbollit: eliminimin nga faza finale e Kampionatit Europian, që do të zhvillohej në Itali në verën e vitit 1968.

Ajo nuk arriti të shkonte më larg se sa një barazim pa gola në një takim, i cili mund të kishte përfunduar madje edhe me një fitore për shqiptarët, sikur arbitri austriak të mos anulonte një gol të shqiptarëve.

Videokronika që shfaqet për herë të parë për publikun shqiptar, gjendet në fondin e Arkivës Federale dhe shfaq me nota ironie e sarkazme, faktin se si duhej të luante “Nationamannschaft”-i, për të fituar ndaj Shqipërisë.

Pamjet janë marrë nga “Volksparkstadion” në Hamburg dhe skenari përmban ftesën ndaj grupit të famshëm “rock” gjerman të asaj kohe, “Rattles”, të cilët vijnë për të performuar dmth. për të dëshmuar se si duhet luajtur ndaj një ekipi si Shqipëria, për të mos u eliminuar nga finalet e Europianit.

Pas fitores tenistike të prillit 1967 në Dortmund me rezultatin 6:0 kundër Shqipërisë, tashmë Gjermanisë në letër s’i kishte mbetur vetëm se të bënte një shëtitje, duke shënuar gola në një portë të boshtatisur përballë një ekipi që do e bënte pra të ndjehej si në një arenë cirku, atmosferë e cila shfaqet dukshëm edhe në videon humoristike gjermane.

Kronika e transmetuar në TV gjerman të asaj kohe në bardhezi, rezulton akoma e panjohur (dmth e paritransmetuar ) madje edhe për publikun e sotëm gjerman, duke e bërë diskutimin me rastin e 50-vjetorit të asaj që njihet si “Turpi i Tiranës” edhe më intrigues.

Ai rezultat, në statistika akoma mbetet nga ana tjetër edhe rezultati më i mirë i Kombëtares Shqiptare ndaj asaj Gjermane në të gjitha takimet e zhvilluara deri më sot, megjithëse Shqipëria më pas do të dhuronte emocione e ndeshje edhe më të bukura (humbje tragjike, por shumë dinjitoze 3:4 apo 2:3) në përballje me Gjermaninë, tashmë të ribashkuar.

https://www.facebook.com/ujkuistepes/videos/10155578642006028/

Etiketa: Armand PlakacirkGjermaniahumorShqiperiavideokronike

Të Lidhura

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

nga 27 ok
22:00 | 03/08/2025
0

Vajzat kuqezi të ekipit U20 u mundën sot nga ekipi serb me rezultatin e turpshëm 116: 22. Ky është një...

Botërori 2026/ Trajneri Silvinjo e Gjimshiti: Sfida ndaj Anglisë e vështirë, por në futboll mund të ndodhë gjithçka

Botërori 2026/ Trajneri Silvinjo e Gjimshiti: Sfida ndaj Anglisë e vështirë, por në futboll mund të ndodhë gjithçka

nga 27 ok
10:11 | 21/03/2025
0

Kombëtarja shqiptare luan nesër ndeshjen e parë kualifikuese për Kupën e Botës ndaj Anglisë, në stadiumin “Wembley”, në orën 20:45....

“BM Taekwondo” shkëlqen në “Open Tirana 2025”, synohet suksesi në arenën ndërkombëtare

“BM Taekwondo” shkëlqen në “Open Tirana 2025”, synohet suksesi në arenën ndërkombëtare

nga 27 ok
19:02 | 25/02/2025
0

Ekipi "BM Taekwondo" ka shkëlqyer në "Open Tirana 2025", një nga eventet më prestigjioze të Taekwondo-së, zhvilluar më 22 dhe...

Hidhet shorti i Champions dhe Europa League, finale e parakohshme Real-City

Hidhet shorti i Champions dhe Europa League, finale e parakohshme Real-City

nga 27 ok
12:02 | 01/02/2025
0

Një finale e parakohshme. Shorti i fazës “playoff” përcaktoi që Manchester City të përballet me Realin e Madridit për një...

Para
Shqipëria e çudirave, prifti bekon pikën e basteve në Korçë (Film)

Shqipëria e çudirave, prifti bekon pikën e basteve në Korçë (Film)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

15:59 | 03/12/2025
Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

15:55 | 03/12/2025
Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

12:47 | 04/08/2025
Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

22:00 | 03/08/2025
“Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

“Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

16:07 | 26/06/2025

Më Të Lexuarat

  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?
  • Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar
  • Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?
  • “Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”
  • Inaugurohet faza e dytë e projektit në mbështetje të fëmijëve jetimë në Shqipëri

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com