“Nënës i duhen 20 vjet ta bëjë fëmijën burrë, gruas i mjaftojnë 20 minuta ta bëjë burrin teveqel” – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

“Nënës i duhen 20 vjet ta bëjë fëmijën burrë, gruas i mjaftojnë 20 minuta ta bëjë burrin teveqel”

09:28 | 27/01/2018
në Uncategorized
0

Nga Çapajev Gjokutaj

“Nënës i duhen 20 vjet ta bëjë fëmijën burrë, kurse gruas i mjaftojnë 20 minuta ta bëjë burrin teveqel”. Kështu thotë një aforizëm cinik.

Janë më pak se 20 fjalë, por ajo që lexohet nën to është një ese e tërë për patriarkatin dhe për raportet nënë – grua.

Read more

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

Horoskopi për sot, 26 Shkurt 2024 –

Mbase ky aforizëm synon të theksojë se burri është i dobët, kaq i dobët sa gruaja e kthen në teveqel për 20 minuta.

Por mbase synon ta prekë në sedër burrin, që ta mbajë mbi krye e sipër nënën dhe të bëhet burrë zamani e t’i tregojë vendin gruas.

Mbase kërkon të vejë në dukje punën e stërgjatë dhe vetëmohuese që bën nëna për të rritur e bërë burrë kërthiun, që sjell në jetë.

Gjithsesi, tërheq vëmendjen dëshira për kundërvenie totale mes nënës dhe bashkëshortes. Nëna me durim, përkushtim, lodhje e mundime. Gruaja me tundim, ngasje dhe tak-fak.

Njëra me fisnikëri, tjetra me djallëzi. Njera ëngjëll, kurse tjetra demon.

Në fakt edhe nëna, edhe bashkëshortja janë role të gruas, gjallojnë tek i njëjti person. Si të tilla vështirë se e përjashtojnë, pa le më, ta mohojnë, njera-tjetrën.

Atëhere ku t’i ketë rrënjët kjo kundërvenie përjashtuese?

T’i ketë vallë tek interesa materialë të jetës së përditshme? E thotë dhe proverbi: sa patmë miell nuk u ndiem/ kur e sosëm u nakatosëm.

Mbase është ky shkaku, por si ta shpjegosh që sherrnaja nënë – nuse përflitet edhe sot kur, si rregull, secila palë jeton në shtëpinë e vet dhe tiganiset me të ardhurat e veta?

T’i ketë vallë rrënjët në nevoja psikologjike të nënës dhe të nuses? Të dyja duan ta zotërojnë e ta kenë të tyre djalë/bashkëshortin. Jo rastësisht, në folklorin e shumicës së popujve, marrëdhënia nënë – nuse është parë si sherrnajë pa mbarim.

Apo mos vallë është dredhi që i shërben pushtetit patriarkal, dmth “teveqelit”? Duke absolutizuar dhe shpurë në ekstrem kontradikta reale mes nënës dhe nuses, synon të ndajë e pëçajë gjininë femërore.

Në fakt ndarja e nënës nga gruaja, hyjnizimi i së parës dhe demonizimi i së dytës, është një nga zejet që ligjërimi patriarkal di ta bëjë më mirë. Qëllimi shquan që larg: burri, dmth patriarkati, të sundojë më lehtë dhe më gjatë.

Gjithsesi, ju uroj një fundjavë pa cicmice a, larg qoftë, sherre.

( Nga cikli ‘Dritëhijet e racionales’ )

Etiketa: Capajev Gjokutajgruanënëteveqel

Të Lidhura

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

nga administrator
16:08 | 04/02/2025
0

The overgrown house caught my attention from the start. From my bedroom window, I could see its tall, unruly grass...

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

nga administrator
16:05 | 04/02/2025
0

“Dear Santa, please bring me the same heart-shaped earrings Dad gave to my nanny! Thank you!” I stared at the...

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

nga 27 ok
10:03 | 10/10/2024
0

Deputeti i Partisë Socialiste, Jurgis Çyrbja ka dorëzuar mandatin e deputetit, dy ditë pasi u paraqit në Prokurorinë e Posaçme....

Zbuloni çfarë kanë parashikuar yjet për datat 29 janar – 4 shkurt –

Horoskopi për sot, 26 Shkurt 2024 –

nga 27
07:33 | 26/02/2024
0

Dashi Dikush po përpiqet t’ju shpjegojë diçka, por duket sikur ai ose ajo po flet në një gjuhë tjetër. Leviz,...

Para
Protestuesit me makinat me targat e “Audi”-it të Tahirit: I paprekshëm

Protestuesit me makinat me targat e "Audi"-it të Tahirit: I paprekshëm

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

20:14 | 05/12/2025
Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

15:59 | 03/12/2025
Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

15:55 | 03/12/2025
Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

12:47 | 04/08/2025
Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

22:00 | 03/08/2025

Më Të Lexuarat

  • Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC
  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?
  • Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar
  • Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?
  • “Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC
  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com