Në studion e emisionit “Stop” ishte i ftuar kreu i ALUIZNI-t, Artan Lame, i cili foli për problemet e institucionit që drejton, pak ditë pas mbledhjes që kryeministri Rama zhvilloi me drejtorët rajonalë të ALUIZNI-t dhe Hipotekave.
Gjatë bisedës Lame përballet me një video-regjistrim të një qytetari me juristin e këtij institucioni, i cili iu drejtua qytetarit duke e pyetur “nëse ka folur me një tjetër person” të rrjetit brenda ALUIZNI-t.
Më pas qytetari u ul e bisedoi me rojen e institucionit, nga ku mori garancinë se me 10 mijë euro hoteli i tij 5-katësh dhe me probleme, do të marrë certifikatën e legalizmit brenda 3 javësh.
Drejtori i Përgjithshëm i ALUIZNI-t u shpreh se institucioni që drejton ka një emërtim të gjatë e “të tmerrshëm”.
******
Qytetari – S’na e var fare, as s’flet fare, nuk e ke ndërmend me fol fare. Do që të pijmë kafe bashkë?
Juristi i ALUIZNI-t – Jo! Dola me fol në telefon. Çfarë problemesh ke?
Qytetari – Problemin e kam … nuk e di a të kujtohet se jemi taku dhe njëherë tjetër bashkë.
Juristi i ALUIZNI-t – Po s’i mbaj mend se njoh shumë njerëz, të mbaj mend si fytyrë, por nuk të njoha.
Qytetari – E di, s’e kam, se s’më mban mend.
Juristi i ALUIZNI-t – Ee…
Qytetari – Edhe tani … me u taku as …
Juristi i ALUIZNI-t – Çfarë është?
Qytetari – Hotel pesë katësh. Fol, a mundesh me maru punë? 3 herë i kam bo matjet.
Juristi i ALUIZNI-t – S’kam çfarë të të them. E marr naj përgjigje.
A ke fol me xxxx?
Qytetari – Ja ku e ke! Vetëm rri tu qesh.
Roja – Prit një sekondë, sa të vijë ai! Të tha gjë?
Pasi pa këto pamje, Drejtori i Përgjithshëm i ALUIZNI-t u shpreh me humor se nuk ishte ai që po priste qytetari.
Ai tha se ka shumë denoncime nga qytetarët, të cilat ndahen në kategori.
“Një është kategoria e “hienave” që rrrinë rreth institucionit, sekserë që rrinë dhe nuk kanë gjë në dorë, por provojnë të gjuajnë diçka dhe kategoria e të brendshmëve që është dhe më e keqja. Shkatërron të gjithë imazhin e institucionit, të gjithë besimin që kanë njerëzit, krijon perceptimin që pa lekë nuk bëhet gjë. Unë e them dhe një herë me shaka, në 140 mijë legalizime që u bënë, sikur të kisha marrë unga 1000 a 2000 euro, do kisha marrë 140 milionë euro në shtëpi. Imagjinohe sa e rëndësishmë është ndjekja e këtyre rasteve”, tha Artan Lame.
Moderatori i emisionit “Stop” pyeti nëse ekziston ndonjë mekanizëm në institucione për të frenuar këtë fenomen korrupsioni.
“Kam treguar këtu me pamje fukarenj që s’i prek mjeku me dorë po s’i dhe 300-400-500 mijë lekësh. Po hamendësoj përsa kohë nuk i vajta deri në fund kësaj historie sepse janë shumë para, siç do e shohësh. Përsa kohë prokuroria e këtij vendi nuk na ka thyer qoftë edhe 1 lekë nga ato që ne kemi paguar. Të gjitha paratë që kemi paguar për kamerat e fshehta, janë mbyllur hetimet, kanë dalë të pafajshëm. Janë ndjekur, por ka marrë prokurori i çështjes ndonjë lekë, gjykatësi edhe i rroftë Aleksandër Frangajt dhe “Stop”-it që paguan para për të denoncuar fenomene negative. Në këtë rast nuk mund t’i shkoja dot deri në fund sepse shuma që roja e institucionit na kërkon është …”, shtoi ai.
Roja – E kam pa, tha ai. Tha që bëhet, por më ka dhënë një pazar … i bie pastaj vendose vetë.
Qytetari – Çfarë pazari?
Roja – 10 mijë euro dhe për tre javë merr lejen. Kështu i kanë thanë ata, shefat andej.
Qytetari – A është muhabet i sigurtë?
Roja – I sigurt me 1 milion përqind, për tre javë e merr lejen.
Qytetari – 10 mijë euro?
Roja – Po! Se është me problem,a e di? Se në përgjithësi marrin 5-6, po nuk pati probleme.
Qytetari – Nëqoftëse e kap pastaj, merr dëmshpërblim?
Roja – Nuk diskutohet! Si të merret leja, le ta prishin ata çdo ditë … Tha au, po mos të kishte probleme, 5, 6 (mijë euro) maksimumi e kishte bërë.
http://tvklan.al/video-skandali-me-10-mije-euro-te-aluizni-artan-lame-ne-studion-e-stop/