Në shtatorin e vitit të shkuar është mbajtur për herë të parë në Shqipëri eventi “Tirana Business Matching” që në Shqipëri sipërmarrës nga Italia, Austria, Turqia, Emiratet e Bashkuara Arabe, Kroacia, Kosova, Maqedonia si dhe shumë vende të tjera.
Në gushtin e vitit 2017 HIA (Autoriteti Ndërkombëtar Hallall) njoftonte për pjesëmarrjen në eventin që do të zhvillohej në Shqipëri.
Mediat italiane raportojnë se Presidenti i “Hallallit”, myslimani me kombësi italiane, Sharif Lorenzini është përfshirë në një aktivitet kriminal.
Hetimet tregojnë se ai në bashkëpunim me partnerin e tij egjiptian Ahmed Sabry Mohamed Hefny kanë mashtruar me çertifikat e “Hallall” duke shkaktuar milliona euro dëme.
“Striscia la notizia”, tregoi gjithashtu se Sharif ka gënjyer autoritetet italiane pas mbërritjes së tij në Itali në vitin 1993 duke deklaruar informacion të rremë. Ai ka fallsifikuar datën e lindjes, duke u regjistruar si i mitur, kur në fakt ishte i rritur. Ai, gjithashtu ka deklaruar se ka lindur në Irak, ndërkohë që ka lindur në Aleksandri, Egjipt.
Lidhja e “Hallallit” me Shqipërinë
Menaxheri i HIA, Fabio Spilotros rezulton të jetë i lidhur me Roberto Laera President i “Italian Network”, promotor i Italisë në eventin “Tirana Business Matching” që u zhvillua shtatorin e 2017-ës në Tiranë.
Kohë më parë ata ishin në Durrës dhe hapën një llogari rrjedhëse për të kryer transferta nga Tailanda përmes Shqipërisë, një operacion disi i dyshimtë.
Kush është Fabio Spilotros
Fabio Spilotros është menaxher i HIA. Në një intervistë të dhënë para shumë kohësh ai shpjegon konceptin, në bazë të së cilës operon kjo kompani. Ai shprehej se “Hallall” parashikon një traditë të caktuar ushqimore, e cila është në përputhje me fenë islame. Sipas tij, ushqimi që ofron “Hallall” është i shëndetshëm, ndërsa deklaroi se ka rreth 2 miliardë myslimanë në botë që konsumojnë dhe kërkojnë gjithnjë e më shumë produkte “Hallalli”.
Sa i përket çertifikimit, ai ka deklaruar se procedura është e thjeshtë dhe pas formalizimit të kontratës bëhet një kontroll i dokumentacionit dhe më pas një vizitë inspektuese që kompania të jetë në sinkron me kushtet HIA.
Roberto Laera
Të dhënat që rezultojnë në Ikub.al mbi Roberto Laera
Sharif Lorenzini