Kryetari i PD-së takohet me ndihmës sekretaren amerikane të Shtetit, Victoria Nuland
Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të ndihmojnë Shqipërinë për të zhvilluar zgjedhje të lira dhe të ndershme. Ky është mesazhi që përcjell kryetari i PD-së Lulzim Basha pas takimit që pati me ndihmës sekretaren amerikane të Shtetit, Victoria Nuland.
Me anë të një reagimi në facebook, Basha publikon foton dhe mesazhin: “SHBA do të ndihmojne Shqipërinë të realizojë zgjedhje të lira dhe të ndershme si një parakusht për të ecur përpara për zhvillimin e saj dhe në rrugën drejt integrimin në BE”, shkruan Basha.
Prej tre ditësh kryetari i PD-së ka nisur një vizitë zyrtare në SHBA ku ka zhvilluar takime në Kongresin amerikan dhe Departamentin Amerikan të Shtetit.