Nga Mihal Gjergji
E ndoqën pas me plumba nëpër prita
Atje ku mali puthte kaltërsitë
Ju shemb mbi krye, qielli dhe dita
Si s’mundi vallë t’i zgjonte perënditë?!
Ndihmomë, më tha, më zbritën nga flamuri
Më ngjit atje. Të prehem s’gjej dot vend
E brenda klithjes qan një dhimbje burri
Oh, vendi im, që vret simbolin tënd!