Nga Ilir Murtezi
Çka po prisni që edhe lirisjellësi, heroi i gjallë i luftës për liri të kthehet në puthadorë politikan!
Fuqia e luftëtarit të lirisë e bën atë të duket i ashpër por të drejtë dhe secili e di se është vështirë për të luftuar kundër tij, kundër dashurisë ndaj vendit të tij, kundër asaj që ai mban në zemrën e tij. Ai ishte i gatshëm të paguaj çmimin më sublim për tokën shqiptare!
E ku ishit ju?
Në kohë paqeje, ai diti të ruaj baraspeshen – mes lirisë dhe drejtësisë – duke ia besuar lirinë, ligjit, vendit të tij! Vendit që Ai me vëllezër e shokë i solli lirinë!
Ai nuk e njeh poshtërimin dhe nuk i poshtëron tjerët!
Ramush Haradinaj është rritur si shqiptar i vërtetë, mos prisni që edhe ai si të tjerë para tij të sillen rrugëve të Brukselit e qendrave tjera Evropiane, si të shkretë duke marrë “poza” pa guxuar të ju dëgjohet zëri!
Haradinaj është një ushtar lirie në politikë! Është fituesi i luftës dhe paqes, solidar dhe kalorës fisnik, Kryeministri Haradinaj, do të mbetet për jetë të jetëve Skënderbeu i kohës moderne!
Heroi ynë në rrugën e lirisë nuk ishte i vetëm, Gjenerali i Lirisë, përkrah pati Amerikën dhe kombin e fuqishëm por të drejtë amerikan.
E kush më shumë se Kryeministri Haradinaj e do Kosovën?
Amerika nuk i do puthadorët dhe palaçot e turistët politikanët! Kombi liridashës amerikan i do dhe i respekton vetëm ata që duan vendin e tyre, ata që luftojnë për lirinë e tyre!