Deputetët e PS-së dhe LSI-së votuan kundër kërkesës së opozitës për të çuar në kushtetuese mandatin e deputetit Suli. Një javë më parë votuan pro kalimit në kushtetuese të mandatit të Kokëdhimës
Mazhoranca ka hedhur poshte kërkesën e opozitës për të çuar në Gjykatën Kushtetuese mandatin e deputetit socialist Rakip Suli, pasi akuzohet për konflikt interesi.
Mazhoranca ka votuar kundër kërkesës së opozitës ndërkohë që një javë më parë votoi pro të njejtës kërkesë për deputetin socialist Koço Kokëdhima.
Në seancën e sotme parlamentare opozita ka dhënë votat për të çuar në kushtetuese Rakip Sulin, ndërkohë që mazhoranca ka dhënë 70 vota kundër kësaj kërkesë të opozitës. Ky qëndrim i mazhorancës duket se i jep të drejtë deputetit Koço Kokëdhima, kur pretendoi se u shit nga kolegët e tij deputetë të mazhorancës.
Kërkesa e opozitës për heqjen e mandatit të Koço Kokëdhimës do të shqyrtohet në Gjykatën Kushtetuese. Kësaj procedurte i kanë shpëtuar dy deputetët e tjerë të mazhorancës, Rakip Suli dhe Valentina Leskaj. Duket se deputetët e mazhorancës kanë konfirumuar kështu mllefin e tyre ndaj deputetit mik të kryeministrit, i cili me sa duket është kthyer në telash për rehatinë e secilit brenda PS-së dhe parlamentit.